Sipas rezultateve përfundimtare të regjistrimit 1.739.825, është numri i banorëve që jetojnë në territorin e Kosovës, duke përjashtuar komunën e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanin dhe pjesën veriore të Mitrovicës.
Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë janë publikuar të premten në konferencën ndërkombëtare “Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë”, organizuar nga Agjencia për Statistika e Kosovës dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Sipas këtyre rezultateve 92.93 për qind janë shqiptarë, ndërsa të tjerët i takojnë komuniteteve tjera që jetojnë në vend.
Po ashtu, thuhet se 61% e popullsisë jetojnë në zonat rurale ndërsa 35% janë ekonomikisht joaktiv.
Isa Krasniqi, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ka thënë se këto të dhëna do t’i japin fund spekulimeve joshkencore dhe se do të mundësojnë planifikim dhe zhvillim të politikave të bazuara në parametra profesionalë.
“Besoj thellësisht se rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave do t’i vënë një pikë përfundimtare të gjitha spekulimeve joshkencore në temat e lartpërmendura”.
“Këto të dhëna do të mundësojnë planifikim dhe zhvillim të politikave të bazuara në parametrat profesionalw të mbledhura sipas standardeve ndërkombëtare”, tha Krasniqi.
Ndërsa, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, i ka quajtur thesar rezultatet përfundimtare të regjistrimit. Këto të dhëna, sipas saj, do të kenë ndikim pozitiv në të gjitha fushat.
“Qeveria e Kosovës e konsideron këtë regjistrim si projekt me rëndësi kapitale, si një faktor esencial në planifikimin e politikave zhvillimore dhe marrjen e vendimeve të drejta për një të ardhme më të mirë për shtetin tonë dhe qytetarët e saj”, ka thënë Tahiri .
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se posedimi i të dhënave të sakta është i domosdoshwm për çdo politikëbërje.
Ai madje theksoi se rezultatet përfundimtare kanë rëndësi të veçantë për aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Në të njëjtën kohë, ato do t’u mundësojnë qytetarëve, shoqërisë civile, akademisë, forumeve, etj, që të përcjellin më mirë politikat qeveritare dhe të mbajnë autoritet përgjegjës për veprimet e tyre. Por, ndoshta fakti më i rëndësishëm është se do të ketë më pak hapësirë për manipulim”, ka thënë ai.
Në një komunikatë për media të Operacionit Monitorues Ndërkombëtar për regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave 2011, në Kosovë, (në të cilën Kosova paraqitet me fusnotë) thuhet se “IMO vjen në përfundim se regjistrimi në Kosovë 2011 është bërë në një mënyrë relativisht të suksesshme dhe ka rezultuar në shifra të besueshme.
Fjala “relativisht”, sipas komunikatës, u pwrdor për të treguar se “fatkeqësisht ato rezultate tw regjistrimit nuk mbulojnë gjithë territorin e Kosovës, për shkak se nuk ka rezultate nga numërimi i regjistrimit në komunat e veriut”.
Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kishte filluar më 1 prill të vitit të kaluar dhe në disa komuna pat zgjatur më shumë se 15 ditë.
Ndryshe, sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë të vitit 1981, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh.
Ndërkaq, sipas vlerësimit të vitit 1991, në regjistrimin e bojkotuar atëbotë nga shqiptarët, Kosova kishte 1.956.196 banorë.