Arrestohen 5 persona, konfiskohen 1 mln dollarë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për "falsifikim të parave", si dhe ka konfiskuar rreth një milion dollarë që dyshohet se janë të falsifikuar.

Me urdhër të prokurorit në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor.

Mësohet se gjatë operacionit janë konfiskuar edhe makinat për prodhimin e parave të falsifikuara.