Task forca speciale e EULEX-it për hetimin e akuzave që flasin për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së 1999-ës nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes në punët hetimore, pohimet e një personi që flasin transplantimin dhe transportimin e organe njerëzore në fund të viteve të 90-ta në Shqipëri.
Zëdhënësi i task forcës për hetime speciale i EULEX-it, Juri Laas, nuk dha detaje për hetimet e mundshme të pretendimeve të dëshmitarit eventual, por tha se task-forca do të hetojë edhe akuzat që ndërlidhen me çështjet e ngritura në raportin e përfaqësuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti.
“Task forca speciale do të ekzaminojë gjithashtu arrestimet e mundshme të paligjshme, deportimet e njerëzve, vrasjet dhe të tjera që mund të kenë ndërlidhje me akuzat që përmban raporti”, u shpreh Laas në një intervistë dhënë Shërbimit për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë.
Komenti i tij pason publikimin e një videoje në mediat serbe ku një person, që pretendon se ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë se ka kryer transplantimin e zemrës së një të burgosuri për ta transportuar atë më pas në Tiranë.
Transplantimi thuhet se është zbatuar në veri të Shqipërisë-përkatësisht në Kukës.
Prokuroria serbe për krime të luftës e kishte bërë publik ekzistimin e kësaj “dëshmie”, por rrëfimi në fjalë u vu në pikëpyetje nga ekspertët dhe zyrtarët e e vendeve që përmenden në raportin e Marti.
Drejtorja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, e quajti rrëfimin jobindës, duke thënë se ai u ngjan filmave horror.
Ajo tha se, nëse zemra e hequr i është dashur një personaliteti të lartë të UÇK-së, atëherë nuk do të angazhohej një njeri me dy javë trajnim.
“I gjithë rrëfimi i këtij dëshmitari është jashtëzakonisht i çuditshëm”, u shpreh Kandiq.
Ndaj rrëfimit të plasuar në mediat serbe reaguan edhe autoritetet kosovare, të cilat thanë se ai “nuk ka të bëjë as me drejtësinë, dhe as me të drejtat e njeriut, por është pjesë e propagandës serbe ndaj Kosovës”.
Pohimet e personit që pretendon të ketë qenë zbatues i transplantimit u kundërshtuan edhe nga Tirana zyrtare.
Kjo e fundit, mekanizmat përgjegjës në Beograd dhe Prishtinë i patën ofruar task-forcës speciale të EULEX-it gatishmërinë për bashkëpunim në zbardhjen e akuzave që dalin nga raporti i Martit, të publikuar në vitin 2010.
Task forca speciale e EULEX-it, e kryesuar nga prokurori amerikan Klint Uilliamson ishte themeluar në shtator të vitit 2011 për të mbledhur informata rreth akuzave që përfshijnë luftëtarët të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e që apostrofojnë edhe emrin e kryeministrit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi.