Tajler Meder, një 13 vjeçar i rritur jashtë Çikagos, është një nxënës model i klasës së tetë: ai është një person që zgjohet herët, një punëtor i madh, dhe një nxënës i nderuar në shkollë.
Duke u kthyer në klasën e tretë, ai kujton se si ka qenë i ngazëllyer, kur mësuesi i tij filloi një kurs të shkrimit kursiv(të shkruarit bukur me shkronja të shkrimit).
“Më pëlqente, sepse unë doja të shkruaj shpejt. Shkrimi kursiv ishte shumë i bukur për të shkruar shpejt”, tha Meder.
Por, ishte vetëm një problem: mësimet zgjatën vetëm një vit e gjysmë.
Pas kësaj, Tajleri më nuk vazhdoi asnjë kurs të tillë. Pas një kohe, ai nisi të shkruajë sërish më shkronja të thjeshta të shtypit - dhe duke mos e praktikuar, ai pranon se dorëshkrimi i tij lë për të dëshiruar:
“Unë shkruaj shumë shpejt, dhe në fund përfundoj me një shkrim të keq për t’u parë. Mendoj se po të kisha vazhduar me kurse tjera, shkrimi do të mund të ishte më i mirë”, thotë Tajler.
Nëna e tij, Meredit, kujton me dashuri mësimet e saj kursive, që zgjatën disa vjet dhe përfshinin shkrimin e përsëritur të shkronjave të caktuara, nga disa here, para se studentët të vazhdonin me fjalë të thjeshta e pastaj me fjali.
Si rezultat, dorëshkrimi i saj sot është elegant dhe i qartë, por i palexueshëm për të birin. Meredit thotë se ajo u bë e vetëdijshme për këtë problem, pasi që kishte lënë një pusullë për Tajlerin, para se të shkonte në punë:
“Unë, as që e mbaj mend se çfarë i kisha shkruar. Ndoshta diçka si: “Paç një ditë të bukur, më telefono kur të arrish në shtëpi”. Më vonë, në atë mëngjes, ai më thirri dhe më tha, “Mami, m’u desh të të thërras, se e pashë shënimin për mua, por e pata të vështirë ta lexoj se çka më ke shkruar’. Ai tha se “i deshifrova disa fjalë, por, nuk mund ta di se çka më ke shkruar’. Unë pa menduar, kisha shkruar me shkrimin kursiv dhe ai nuk ka mundur të lexojë asnjë pjesë të tij. Kjo më trishtoi pak”, shprehet Meredit.
Dilemat ndër breza si këto, ka të ngjarë që të bëhen më të shpeshta, derisa teknologjia në rritje globale po i vë fëmijët në kontakt më shumë me tastierë sesa me lapsa dhe letër.
Në Shtetet e Bashkuara, bukurshkrimi dikur ishte një pjesë e rëndësishme e programit të shkollës fillore, ku fëmijët shpesh studionin të shkruarit bukur me shkronja të shkrimit për disa vjet me radhë, në mënyrë që ta zotëronin stilin.
Tani, më shumë se 80 për qind e shkollave publike amerikane e kanë hequr shkrimin kursiv nga klasat e tyre, duke e përdorur të njëjtën kohë për të mësuar të shtypurit në tastierë dhe aftësi tjera teknologjike.
Është ky një zhvillim që i trazon shumë dashamirë të bukurshkrimit.
Barbara Geti, bashkë-autore e “Shkruaj Tani”, një libër udhëzues mbi përmirësimin e “kakografisë,” apo shkrimit të shkujdesshëm, ka kaluar katër dekada në shtetin amerikan Oregon duke ua mësuar bukurshkrimin si fëmijëve ashtu edhe të rriturve.
Ajo thotë se koha e saj si një mësuese e shkollës fillore e ka bindur atë se fëmijët korrin përfitime të jashtëzakonshme nga procesi i ngadaltë, por i qëndrueshëm i të mësuarit për të shkruar me dorë:
“Unë mendoj se fëmijët duan të shkruajnë. Unë mendoj se ata duan të bëjnë shenja në letër. Por, njerëzit mendojnë se dorëshkrimi nuk llogaritet. Shumë pak vëmendje i kushtohet të mësuarit të dorëshkrimit, me përjashtim të atyre pak mësuesve të cilët janë të interesuar shumë që fëmijët e tyre të kenë një dorë të lexueshme. Unë jam shumë e pikëlluar kur mendoj se në shkollat publike, dorëshkrimi lihet pas dore”, tha Geti.
Tendenca është e dukshme nëpër shumë vende perëndimore, ku shumë shkolla tani kanë vënë theksin mbi përmbajtjen dhe cilësinë e të shkruarit të studentit, sesa në aftësitë themelore si, dorëshkrimi apo kaligrafia, apo edhe gramatika.
Por, logjika e tillë bie ndesh me të menduarit tradicional në vendet si Afganistani, ku një fjalë e urtë popullore thotë se “dorëshkrimi i bukur është gjysma e diturisë.”
Atje, ende fëmijët marrin trajnime të mjaftueshme në klasë, në përpunimin e shkrimeve dari me shkronja arabe dhe pashtune.
Në Rusi, fëmijët fillojnë mësimin e shkrimit cirilik rus - që për një të huaj, shpesh mund të duket si një seri e sytheve konfuze identike – që nga mosha gjashtëvjeçare dhe mund të përfundojnë duke studiuar atë për tri a katër vjet.
Udhëzimi është aq i rreptë edhe sot, sa që edhe me përdorimin në rritje të kompjuterëve, dora ruse mbetet e njëjtë në mesin e fëmijëve e edhe te të rriturit gjithashtu.
Atje, fëmijët mund të jenë ende në gjendje të lexojnë letrat dhe dokumentet e shkruara me dorë farë lehtë.
Por, disa vëzhgues perëndimorë ende shqetësohen se brezat e rinj së shpejti mund ta kenë të vështirë ta deshifrojnë shkrimin kursiv dhe format tjera të bukurshkrimit, sikurse dorëshkrimet mesjetare.
Stiv Graham, një profesor i edukimit në Universitetin Shtetëror të Arizonës, pranon se ka një dorëshkrim të “tmerrshëm”, dhe aspak nostalgji për zhdukjen e artit të të shkruarit bukur.
Shumë dashamirë të bukurshkrimit argumentojnë se gjenerata e ardhshme e të rriturve do të jetë aq e papërvojë në shkrimin kursiv, sa që nuk do të jenë në gjendje as të nënshkruhen, apo të lexojnë dokumentet historike, ose një letër nga gjyshja e tyre.
Por, Graham thotë se argumentet e tilla janë tejet dramatike:
“Një nga shembujt e kësaj është se njerëzit thonë se fëmijët nuk do të jenë në gjendje ta lexojnë kushtetutën. Një kundërtezë e kësaj është, sa shpesh e lexoni ju Kushtetutën amerikane? Dhe së dyti, kushtetuta gjithashtu mund të të paraqitet në tekst. Informacioni nuk ka ndryshuar, fjalët nuk do të ndryshojnë. Nga ana tjetër, nuk mendoj se po shohim zhdukjen e dorëshkrimit. Është mjeti më i lirë për të shkruar që kemi tani”, tha Graham.
Graham, gjithashtu pranon se dorëshkrimi është një aftësi e dobishme për njerëzit që duan të jenë shkrimtarë efektivë.
Ndërsa shumica e njerëzve shkruajnë lexueshëm aq sa për t’u kuptuar, njerëzve me dorëshkrimin më të mire, ka më shumë të ngjarë, që mendimet e shkruara t’iu merren më seriozisht. Ata që shkruajnë shkel e shko, mund të shohin se idetë e tyre, nuk nderohen aq lart.
Fëmijët, gjithashtu, mund të jenë në gjendje të ndjehen më të sigurt në hartimin e tekstit në qoftë se ata ndjehen rehatshëm kur mbajnë një stilolaps dhe janë në gjendje të shkruajnë shpejt e qartë.
Geti, e cila kaloi disa vite duke dhënë mësime të kaligrafisë duke u nisur nga studentët e deri te oficerët e policisë, avokatët e mjekët – që jnë të famshëm për shkrimin e keq, thotë se ka parë me qindra njerëz që vuajnë në punë dhe në shkollë për shkak të paaftësisë së tyre për të shkruar mjeshtërisht.
Por, Geti thotë se një dorëshkrim i mirë ka më shumë sesa vetëm vlera profesionale.
Si një profesioniste në kaligrafi, që ende i shkruan letrat me dorë sikurse edhe kartolinat falënderuese çdo ditë, Geti thotë se vdekja e ngadalshme e kaligrafisë do të ketë edhe një haraç emocional.
“Kjo është personale. Ecja jonë është shumë personale, e folura jonë është shumë personale. Dhe kur e merrni një letër ose një notë në postë, ju mund ta dini e kujt është, për shkak se e identifikoni dorëshkrimin. Unë shpresoj se njerëzit do ta shohin shkrimin e dorës si shumë, shumë të domosdoshëm”, tha Geti.(a.i)