Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Filip Riker, ndohet në Tiranë për një vizitë disaditëshe.
Ai ka takuar sot kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe.
Riker ka kërkuar që vëmendja e liderëve shqiptarë të përqëndrohet te reformat dhe ka paralajmëruar se SHBA-ja do të ndjekë nga afër zgjedhjet e 2013-ës.
"Uashingtoni do ta ndjekë nga shumë afër vitin e ardhshëm. Shpresojmë të shohim përparim në reforma dhe respektim të pavarësisë së institucioneve demokratike", ka thënë Riker, transmetojnë mediat shqiptare.
Në Tiranë, Riker po merr pjesë në konferencën “Roli i ardhshëm i NATO-s dhe BE-së në Evropën Juglindore, zgjerimi i BE dhe sfidat transatlantike".