Gjatë vitit të kaluar janë kryer afro 100 keqbërje nga personeli i Kombeve të Bashkuara, thuhet në raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, për Këshillin e Sigurimit, për periudhën 1 korrik 2011 – 30 qershor 2012.
Në mesin e këtyre incidenteve ka të tilla që janë kryer me rrahje, ngufatje, sulme me telefona, me kërkesa seksuale, e të tjera.
Një lajm i mirë nga ky raport është numri i kërkesave për hetime lidhur me incidente, që mund të sanksionohen me masa disiplinore, ka shënuar rënie të vogël nga viti i kaluar dhe duke pasur parasysh se Kombet e Bashkuara i punësojnë 63 mijë vetë, numrat janë ende shumë të vogël.
Këto incidente e kishin arritur kulmin në vitin 2008, kur ishin raportuar 440 sosh.
Lajm të keq paraqet ajo se për një organizatë e dedikuar për ruajtjen e paqes, disa nga anëtarët e personelit të saj, janë befasisht të dhunshëm.
Në këtë kuadër përmendet rasti i një të punësuari që e ka rrahur kolegun e vet me një gyp metalik.
Në 35 raste të këtij viti involvohet personeli në selitë e OKB-së, ndërsa afro 60 e kanë origjinën në zyrat në terren.
Në shtatë nga rastet, me gjasë, është kryer sjellje penale. Në një krim potencial janë të involvuar shtatë anëtarë të personelit.
Raporti tregon se pjesa më e madhe e incidenteve e kanë të përbashkët vjedhjen, paraqitjen e rrejshme dhe certifikimin e falsifikuar.
Kategori të tjera të mëdha të keqsjelljes janë abuzimi i autoritetit, keqtrajtimi dhe diskriminimi.
Ka pasur, po ashtu, edhe disa raporte për sulme verbale dhe fizike. Me një rast, anëtari i stafit është kërcënuar për ta vrarë eprorin e tij, e ka rrëzuar atë në tokë dhe është përpjekur ta qëlloj atë me telefon mobil. Ky i punësuar, po ashtu, u është kërcënuar edhe dy kolegëve të tjerë dhe familjeve të tyre.
Të gjithë anëtarët e stafit të involvuar në incidente janë shkarkuar nga postet e tyre.
Raporti i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, thotë se një pjesëtar i stafit, që e ka shkatërruar pasurinë gjatë një mospajtimi dhe ka bërë kërcënime për përdorim të armës në vend të punës, është dënuar me shkarkim.
Ka pasur edhe raste të keqtrajtimit seksual.
Një incident i theksuar ishte ai kur një anëtar i stafit ishte përpjekur të krijonte favore seksuale nga një konkurruese për punë.
Në këto incidente, përfshihen edhe keqpërdorimi i fluturimeve zyrtare të OKB-së, nga individë të pa autorizuar dhe kompani, mashtrime në pagesa, falsifikim i dokumenteve imigruese, e të tjera.
Megjithëqë numri i keqbërjeve të raportuara ka shënuar rënie nga 126 në periudhën 2010-2011, në 95 në periudhën 2011 – 2012, zëdhënësi i OKB-së, Eduardo del Buej, ka hezituar që këtë rënie ta identifikojë si trend.
“Siç mund të shihet nga statistikat në raport, numri i rasteve të referuara për aksion disiplinor ndryshon nga viti në vit. Ka pasur rënie të lehtë në numrin e rasteve të referuara në periudhën e raportimit, por është vështirë të nxirren konkluza nga kjo rënie”, tha del Buej. (f. b.)