Parakualifikohen 5 kompani për blerjen e aksioneve të PTK-së

PTK

Komisioni Qeveritar i Privatizimit (KQP) të Postë-Telekomit të Kosovës, në mbledhjen e së premtes, ka miratuar listën e kompanive të parakualifikuara për pjesëmarrje në tenderin për blerjen e 75% të aksioneve të PTK-së.

"Procesi i vlerësimit të aplikaicioneve të kompanive aplikante është bërë nga një komision profesional, i përbërë nga zyrtarë të lartë nga të gjitha ministritë që e përbëjnë KQP-në", thuhet në komunikatën e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik.

Në bazë të vendimit të KQP-së, kompanitë që kanë plotësuar kriteret ligjore, financiare dhe teknike për parakualifikim janë:

•Albright Capital Management LLC, në bashkëpunim me Portugal Telecom

•Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh, në bashkëpunim me British Telecom - Poloni (në pronësi të British Telecom)

•M1 International Limited

•Turkcell

•Twelve HORNBEAMS në konsorcium me Avicenna Capital LLC, në bashkëpunim me Sofrecom (pjesë e France Telecom).