Debat i nxehtë për heqjen e imunitetit në Shqipëri

Parlamenti i Shqipërisë

Kuvendi I Shqipërisë ka debatuar për draftin e ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit.

Sipas opozitës, "6 gushti është një datë e përcaktuar në mënyrë arbitrare nga shumica" dhe ka këmbëngulur që votimi për imunitetin të kryhet në muajin shtator, së bashku me një paketë tjetër ndryshimesh kushtetuese që lidhen me sistemin e Drejtësisë.

Këtë qëndrim të opozitës mazhoranca e ka cilësuar bllokues për Shqipërinë që në vjeshtë pritet të marrë statusin e vendit kandidatit në BE.

“6 gushti është përcaktuar në bazë të rregullores parlamentare”, ka argumentuar mazhoranca, duke ftuar opozitën të votojë në interes të qytetarëve shqiptarë dhe integrimit të vendit në BE, njoftojnë mediat në Shqipëri.