BE konfiskon 115 milonë produkte false

Fotografi ilustruese

Agjentët në dogana të Bashkimit Evropian konfiskuan 115 milionë produkte të falsifikuara si ilaçet, cigaret dhe materialet mbështjellëse gjatë vitit 2011, njoftoi BE-ja të martën.

“Vjedhja e pronës intelektuale është krim serioz. Mallrat e falsifikuara që hyjnë në tregun e BE-së dëmtojnë të ardhurat legjitime të kompanive evropiane dhe mund të paraqesin një kërcënim potencial për sigurinë e konsumatorëve në BE”, citon agjencia e lajmeve DPA, zëdhënësin e Komisionit Evropian, Xhonathën Tod.

Kina vazhdoi të jetë jetë furnizuesi kryesor me 73 për qind të mallrave të konfiskuara në kufijtë e BE-së me shtetet aziatike.

Turqia ishte burimi kryesor i mallrave të falsifikuar ushqimor, derisa shumica e pijeve të falsifikuara alkoolike erdhën nga Panama.

Bashkimi Evropian shënoi 15 për qind rritje në mallrat e konfiskuara në vitin 2011 se sa në vitin paraprak.