Zona në të cilën Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe EULEX po bënin gërmime në kërkim të një varreze masive të supozuar në Zhilivodë është kapluar nga zjarri.
"Një mur 12 metra i lartë u përfshi nga flakët. Njësitë e Zjarrfikësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Vushtrrisë dolën në vendin e ngjarjes dhe bashkë me Batalionin e Xhenios të FSK-së dhe me EULEX-in e kanë koordinuar operacionin për fikjen e zjarrit", thuhet në një njoftim të EULEX-it.
“U deshën më shumë se 7 orë për ta vënë zjarrin nën kontroll. Dëshiroj t’i falënderoj pjesëtarët e FSK-së në terren si dhe Njësinë e Zjarrfikësve të Vushtrrisë për angazhimin e tyre në këtë situatë të rrezikshme për të gjithë të pranishmit”, ka thënë Alen Robinson, bashkë-drejtues i Departamentit për Mjekësi Ligjore.
Me këtë rast janë angazhuar dy makina zjarrfikëse si është përdorë makineri e rëndë për të hedhur dhe në hapësirën që po digjej. Megjithatë, dëmtimet në këtë lokacion janë shumë të mëdha, thuhet në njoftim.
“Kjo është një pengesë e madhe për ne në vlerësimin e këtij lokacioni. Muret janë dëmtuar rëndë dhe tani duhet të rrënohen. Puna në gërmime është ndërprerë. EULEX-i do ta bëjë vlerësimin e sigurisë për të vazhduar më tej. Në këtë moment është shumë herët që të dihet kjo”, tha Robinson.
Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërsa EULEX-i i ka filluar hetimet.
Po në lidhje me këtë rast, edhe Qeveria e Kosovës njofton se zjarri është lokalizuar dhe është shuar.
“Sipas planifikimeve të Komisionit Ndërministror për Persona të Zhdukur dhe ekspertëve të EULEX-it, shumë shpejtë gjatë ditëve në vijim do të përfundojë edhe procesi i gërmimit vlerësues në Zhilivodë dhe ky projekt do të jetë zyrtarisht si rast i mbyllur”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, do të angazhohet që përmes institucioneve kompetente të mësojë edhe zyrtarisht shkakun e ndezjes së zjarrit dhe pasojat që ka shkaktuar ky zjarr.