Mbahet takimi plenar për dialogun e Stabilizim Asociimit

Ilustrim

Në Prishtinë po i zhvillon punimet takimi i tretë plenar për Dialogun e Procesit të Stabilizim Asociimit.

Takimi plenar me institucionet e Kosovës ka të bëjë me përmbushjen e detyrave dhe obligimeve kryesore të Kosovës sa i përket studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Në takim po marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pastaj zëvendësdrejtori i Drejtoratit të Përgjithshëm për Zgjerimit i Komisioni Evropian, Jost Korte, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Samuel Zhbogar, ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku dhe përfaqësues të tjerë vendës e ndërkombëtar.

“Jemi të prirë që ta lëvizim Kosovën drejt rrugës së integrimeve evropiane dhe marrëveshja e Stabilizim Asociimit është një hap shumë i rëndësishëm në këtë proces”,ka thënë gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë Jost Korte.

Ai i ka paralajmëruar institucionet e Kosovës se studimi i fizibilitetit, i cili do të gjenerojë në Bruksel do të jetë pjesë e pakos së tetorit.

Ai ka thënë po ashtu se këtë këtë vit Kosova nuk do të ketë Raport të Progresit, por do të ketë Studimin e Fizibiltetit për marrëveshjen e Stabilizm Asociimit.

Korte ka sqaruar se është duke u finalizuar Studimi i Fizibilitetit për nivelin e tyre të brendshëm, duke shtuar se 10 tetori do të jetë dita kur do të prezantohet pakoja për të gjitha vendet për zgjerim, me ç‘rast do të paraqitet studimi për Kosovën.

“Jemi të prirë që ta lëvizim Kosovën drejt rrugës së integrimeve evropiane dhe marrëveshja e Stabilizim Asociimit është një hap shumë i rëndësishëm në këtë proces”, ka thënë Korte.

Pikat kyçe në të cilat do të përqëndrohet studimi i Fizibilitetit kanë të bëjnë me reformat e administratës publike, përmirësimet në sundimit të ligjit, integrimin e minoriteteve, kapacitetet për tregti (eksporti-importi) si dhe reformat e sistemit zgjedhor (z.g).