Çështja e bllokimit të procesit integrues sërish ka nxitur polemika mes partive politike.
Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti ka thënë për Radio Evropa e Lirë se vendi është vonuar në zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinë dhe zhbllokimin e procesit integrues.
Ajo thotë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte favorizues për Maqedoninë por samiti i NATO-së në Çikago dëshmoi se kjo nuk është e mjaftueshme për arritjen e qëllimit përfundimtar, anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.
“Çdo ditë po bëhet gjithnjë e më e qartë se po humbim kohë, po vonohemi me agjendën evropiane dhe për fat të keq po tentojmë që këtë ta fshehim me biseda joformale apo nuk e di me çfarë bisedash tjera me partnerët tanë ndërkombëtarë”.
“Mendoj se është koha e fundit që ta kuptojmë seriozisht se ne duhet të zgjidhin kontestit rreth emrit. Të gjithë partnerët tanë deri më tani shumë herë kanë deklaruar se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë paraqet një fitore për Maqedoninë, megjithatë kjo fitore u tregua në Samitin e Çikagos se nuk është bileta që ne të mund të zhbllokojmë procesin dhe të inkuadrohemi në NATO dhe Bashkimin Evropian”, deklaron Mehmeti.
Por, qëndrimi i këtillë i deputetes Mehmeti nuk ka befasuar partitë opozitare, pasi sipas tyre, qëndrime të këtilla nga BDI-ja kanë përsëritur edhe më parë, por që nuk kanë ndërmarrë asgjë për të realizuar atë që edhe mendojnë.
“Njeriu duhet të jetë i verbër e të mos e thotë se këtë që e dinë edhe fëmijët e vegjël në Maqedoni, se vendi është vonuar duke lëshuar të gjitha shanset që ishin në favorin e saj në 6-7 vjetët e fundit. Se këtë e thotë edhe një parti që participon në qeveri nuk befason askënd, por për fat të keq tani edhe BDI-ja është bashkëpjesëmarrëse e politikave hartuese të proceseve integruese”, thotë Radmilla Sheqerinska, ish zëvendëskryeministre për çështje evropiane.
Ajo konsideron se Maqedonia ndodhet në një situatë të këtillë pa rrugëdalje për shkak të, siç shprehet, kokëfortësisë së kryeministrit Gruevski, i cili, as që dëshiron të dëgjojë këshillat që vijnë nga miqtë ndërkombëtarë.
“Vërtetë ndodhemi një situatë pa rrugëdalje. Që nga viti 2008 Gruevski ka dëshmuar se nuk i merr seriozisht mesazhet që vijnë nga Uashingtoni. Lëshuam shansin kur administrata e presidentit Bush ishte shumë e interesuar për t’i ndihmuar Maqedonisë”.
“Lëshuam edhe shansin kur në Greqi kishte një qeveri e cila tregonte një interes më të madh për zgjidhjen e kontestit, bëhet fjalë për Papandreun. Kjo ka bërë që Maqedonia sot të ketë më pak mbështetës dhe të flitet më pak për të në konferencat që mbahen për çështjet integruese”, shprehet Sheqerinska.
Ndërkohë, në manifestimin e së martës, të organizuar me rastin e 236 vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve, ambasadori, Pol Uollers tha se dëshiron ta shoh Maqedoninë si anëtare të barabartë të bashkësisë euro-atlantike.
“Ashtu sikur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe ju si shtet dhe si qytetarë, sot ballafaqoheni me vështirësi të shumta. Ndonjëherë ato mundë të jenë të pakapërcyeshme, por njerëzit në Maqedoni dinë që me durim dhe punë ti kapërcejnë këto pengesa”, është shprehur ambasadori amerikan.