Nikolliq, i gatshëm të takojë Jahjagën

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, është i gatshëm për të biseduar me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë Jellko Kacin, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë.

Sipas tij, Nikolliqi, gjatë vizitës në Bruksel, ka shprehur gatishmërinë të takojë çdonjërin në Kosovë, përveç kryeministrit Hashim Thaçi.

Nikolliq ka qëndruar në Bruksel javën e kaluar, ndërsa zyrtarët e atjeshëm i kanë thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është thelbësor për Serbinë, që të fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.