Agjencia Kosovare e Privatizimit për vite të tëra, në anketat e Pulsit Publik të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, konsiderohet si institucioni më i korruptuar në vend.
Në anketën e fundit, 49 për qind e qytetarëve të anketuar nga UNDP-ja thonë se AKP-ja është institucioni më i korruptuar në vend. Me këtë konstatim nuk pajtohen përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Zëdhënësi i AKP-së, Yll Kaloshi, thotë për Radion Evropa e Lirë se raportet e UNDP-së për perceptimin e opinionit publik ndaj punës së institucioneve të Kosovës, lënë shumë vend për dyshime.
“Agjencia nuk pajtohet me rezultatet e anketimeve. Ka dyshime për mënyrën se si janë bërë këto anketime, nuk ka njohuri se çfarë metodash janë aplikuar, edhe pse kemi kërkuar që të na mundësohet qasja në to. Ne këto nuk mund t’i marrim si shumë të vërteta”, thotë Kaloshi.
Kaloshi sqaron se kanë ngritur shqetësimet e tyre për këto raporte, pasi që, siç thotë ai, janë raporte të ndjeshme dhe ndikojnë drejtpërdrejt në opinionin publik. Ai thotë se kanë kërkuar nga UNDP-ja që të bëhen raporte më gjithëpërfshirëse dhe të nxjerrin rezultate që janë në përputhje me opinionin.
Agjencia Kosovare e Privatizimit është organ i pavarur publik, i cili i ushtron funksionet dhe përgjegjësitë në mënyrë plotësisht autonome.
Agjencia ka zotësi të plotë juridike, posaçërisht për të bërë kontrata, për të marrë, mbajtur ose shitur pronën, si dhe ka të gjitha kompetencat e vetëkuptueshme për përmbushjen në tërësi të detyrave dhe kompetencave të dhëna me Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, si dhe të padisë e të paditet në emër të saj.
Sidoqoftë, kryesuesi i Zyrës për Politika dhe Kërkime në UNDP, Mytaher Haskuka, thotë se qytetarët e anketuar janë ata, të cilët e kanë perceptuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit më të korruptuarën në vend.
“Në pyetjen që iu bëhet qytetarëve se ku shohin ata korrupsion më të lartë, shumica prej tyre janë përgjigjur se Agjencia Kosovare e Privatizimit është institucioni më i korruptuar në Kosovë”, thekson Haskuka.
Anketa e fundit “Pulsi Publik”, i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, përmbledh vlerësimet e 1280 qytetarëve të anketuar.
Haskuka tregon se prej nga e kanë fituar qytetarët e anketuar këtë bindje se AKP-ja është institucioni më i korruptuar.
“Shumica e qytetarëve raportojnë se raportimet nga media të shkruara dhe elektronike janë burim kryesor i zhvillimit të opinionit të tyre lidhur me perceptimin, pastaj vijnë bisedat me miq dhe familjarë, diku 8 për qind thonë nga eksperienca personale”, shpjegon Haskuka.
Agjencia Kosovare e Privatizimit që nga fillimi i procesit të privatizimit në vitin 2002, deri më tani ka privatizuar më shumë se gjysmën e ndërmarrjeve shoqërore.
Derisa në Fondet e Mirëbesimit janë grumbulluar rreth 590 milionë euro.
Zëdhënësi i AKP-së, Yll Kaloshi, thotë se kjo agjenci është mjaft transparente dhe nuk ka vend për keqpërdorime.
“Në fakt, është agjencia që në Kosovë zhvillon më së shumti tenderë krahasuar me institucionet tjera dhe mund të themi se procesi tenderues është më transparenti karshi institucioneve tjera, pasi që ky proces transmetohet drejtpërdrejt para mediave dhe mysafirëve që janë prezent në sallë”, deklaron Kaloshi.
Ndryshe, Kosova në shumë raporte të mekanizmave ndërkombëtarë është cilësuar si një vend ku korrupsioni është mjaft shumë i pranishëm dhe që po dëmton shumë vendin.

Agjencia nuk pajtohet me rezultatet e anketimeve.