Qeveria afgane ka lavdëruar përparimin në rivendosjen e sistemit arsimor të vendit si një nga arritjet e saj më të mëdha gjatë dekadës së kaluar.
Por, pavarësisht kësaj, në vend ka disa shenja paralajmëruese. Përpjekja për të hapur mundësi nëpërmjet edukimit ka dështuar që të përmbushë pritjet, derisa në rastin më të keq sistemi, ka krijuar në thelb një terren ushqyes për ekstremistët.
Qeveria afgane, nga fillimi, e ka parë shkollimin si çelës për eliminimin e varfërisë dhe pengimin e radikalizmit. Është hartuar një plan për të dërguar të gjithë fëmijët afganë në shkollë, për të ndërtuar universitete dhe shkolla teknike për të adresuar mungesën e zanateve dhe mbi të gjitha, për të krijuar mundësi punësimi.
Ata që kalojnë nëpër sistem e shohin, se gjërat vështirësohen pas diplomimit, si pasojë e mungesës së punës dhe vendeve në universitet.
Uadir Safi, një profesor afgan i drejtësisë thotë se kjo bën që të diplomuarit e rinj të kenë pak opsione.
Ushtria Kombëtare Afgane dhe Forca Kombëtare e Policisë janë duke u zgjeruar, por puna paguhet pak dhe është e rrezikshme.
Disa në vend të kësaj zgjedhin jetën në rrugë, që mund të çojë drejt një jete të shthurur. Në fund, bashkimi me radhët e grupeve militante mund të fillojnë të duket tërheqës për disa.
Safi thotë se nuk është për t'u habitur që nxënësit e zhgënjyer do të bashkohen me talibanët, duke këmbëngulur se në shumicën e rasteve nxënësit ndihen të sigurt, më të fuqizuar, iu jepet një ndjenjë qëllimi dhe marrin paga më të mira se në ushtri. Ai shton se rekrutët e rinj talibanë mund të marrin disa qindra dollarë në muaj si dhe veshje, ushqim dhe strehim.
“Të rinjtë të cilët nuk janë në punë dhe dështojnë të regjistrohen në universitet kanë pak zgjedhje. Qeveria nuk ka asnjë iniciativë për të krijuar vende pune. Të zemëruar si rezultat i kësaj, ata i bashkohen me qëllim kryengritësve. Ata e shohin se qeveria nuk është në gjendje për t’iu ndihmuar, ndërsa në anën tjetër [te kryengritja ] shohin pushtet dhe të para”, tha Safi.
Naxhib Mahmud, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Kabulit, thotë se miliona fëmijë janë regjistruar në mijëra shkolla të ndërtuara rishtazi në dekadën e fundit, por shton se shumica e këtyre përparimeve janë lënë në hije nga shkurtpamësia.
Mahmud thotë se ndërkohë që qeveria ka bërë përparim në arsimin fillor dhe të mesëm, ata kanë lënë pas dore çështjen se çfarë do të bëjnë ata nxënës pas përfundimit të shkollës.
Ai shton se në dekadën e kaluar, vetëm pak universitete dhe institucione gjysmë-të larta arsimore, të cilat ofrojnë trajnime teknike janë ndërtuar. Asnjë nuk është ndërtuar në rajonet e pazhvilluara e të goditura nga kryengritësit - ku Mahmud thotë se janë më se të nevojshme.
“Në 10 vjetët e fundit, qeveria afgane nuk është dashur të punojë vetëm në rritjen e cilësisë dhe sasisë së arsimit, por në çdo krahinë ata është dashur të ndërtojnë universitete, sidomos në zonat e pazhvilluara. Po ta kishim bërë këtë, ne do ta rrisnim numrin e profesionistëve dhe do të pengonim fëmijët tanë dhe studentët nga bashkimi me talibanët, " thotë Mahmud.
Në kuadër të sistemit arsimor, perceptimi për përhapjen e madhe të korrupsionit qeveritar është bërë një faktor kryesor që studentët të vendosin për drejtimin që do të marrin.
Abdul Vali, një i diplomuar nga shkolla e mesme në provincën juglindore të Zabulit, thotë se provimet pranuese në universitet në këtë vit, janë përcjellë me dyshime për korrupsion të madh. Ai thotë se disa nga shokët e tij kanë arritur pikë të mjaftueshme për të hyrë në universitet, por një gjë e tillë iu është mohuar padrejtësisht.
“Këtë herë, shumë studentë morën pjesë në provimet pranuese në universitet. Vetëm disa u pranuan, të tjerët jo. Ata që dështuan, nuk kanë opsion tjetër, pos t’i bashkohen talibanëve. Ata kanë qenë shokë të mirë të mitë, por tash po qëndrojnë krahas talibanëve në luftën kundër qeverisë”, thotë Vali.
Sipas statistikave të Ministrisë afgane të Arsimit, nga 147 mijë studentë që kanë marrë pjesë në provimet kombëtare, vetëm 40 mijë janë pranuar, dhe vetëm një grusht studentësh nga rajoni i trazuar jugor i vendit.
Mohamed Omar, një student i provincës juglindore të Ghaznit thotë se studentët në atë rajon përballen me vështirësi të mëdha për t’u shkolluar- militantët djegin shkollat, helmojnë studentët dhe vrasin mësuesit dhe zyrtarët arsimorë.
Ai thotë se kundërthëniet mbi rezultatet e provimeve, për disa paraqesin kulmin, duke shtuar se një numër i madh i të afërmve dhe shokëve të tij i janë bashkuar talibanëve pas rezultateve dëshpëruese.
“Kam shumë miq të ngushtë, që janë përballë me këtë fatkeqësi dhe i janë bashkuar talibanëve. Disa nga ta kryejnë sulme në pritë dhe nuk shikojnë nëse është ajo makinë e civilëve, apo e forcave të huaja që bart furnizime. Ata i djegin këto furnizime të vlefshme, vetëm me një shkëndijë zjarri”, tha Omar.(a.i.)