Personi i vetëm që është dënuar për sulmin në Lokërbi në vitin 1988, ku vdiqën 270, njerëz ka vdekur në Libi.
Abdelbaset Ali al-Megrahi qe kthyer në atdhe nga burgu i Skocisë, pasi ishte liruar në "bazë të dhembshurisë" në vitin 2009.
Ai qe dënuar për vendosjen e një bombe në aeroplanin e linjës ajrore Pan Am, i cili shpërtheu në fluturimin nga Londra për në Nju Jork, më 21 dhjetor të vitit 1988.
Të gjithë 259 pasagjerët në bord u vranë së bashku me 11 persona tjerë që vdiqën në tokë, nga përplasja e aeroplanit në qytetin skocez të Lokërbit.
Megjithatë, al-Megrahi gjithnjë ka thënë se është i pafajshëm, një pretendim që e ka përsëritur në një intervistë në tetor të 2011-ës për televizionin Reuters nga shtëpia e tij në Tripoli, i rrethuar me monitorë që kontrollonin gjendjen e tij shëndetësore.
“Faktet do të qartësohen një ditë dhe shpresoj në një të ardhme të afërt. Brenda disa muajve, do të shihni fakte të reja që dalin në shesh”, pat thënë al Megrahi.
Al Megrahi ka lindur në Tripli më 1 prill të 1952-ës.
Ai ka studiuar në Shtetet e Bashkuara, dhe ka qëndruar një kohë edhe në Britani, gjatë viteve të ’70-ta ku studioi në Kardif, Uells, ku edhe zotëroi gjuhën angleze.
Ai u martua në të ’80-tat, për t’u bërë më pas baba i pesë fëmijëve.
Në të ’90-at ai dhe i akuzuari tjetër Lamin Kalifah Fimah, u akuzuan në SHBA dhe Skoci për sulmin në Lokerbi dhe u shtuan në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së.
Negociatat me liderin e atëhershëm libian Muamer Gadafi dhe vendosja e sanksioneve ekonomike të OKB-së kundër Tripolit i sollën të akuzuarit në Kamp Zeist në vitin 1999, një gjykatë speciale e ngritur në Holandë.
Në fund të procesit gjyqësor tetëmujor (2001), gjykatësit skocezë e shpallën al-Megrahin fajtor dhe e dënuan me burgim të përjetshëm, derisa Fimah nuk u dënua.
Apeli i al Megrahit u refuzua dhe ai u dërgua në burg në Skoci.
Prokurorët në mënyrë të suksesshme argumentuan se pozita e al-Megrahit si shef i sigurisë në Linjën Ajrore Arabe të Libisë (LAA) ia ka mundësuar atij kryerjen e sulmit.
Zyrtari i dyshuar libian i inteligjencës është identifikuar nga një shitës maltez si njeriu që kishte blerë veshmbathje, të cilat qenë gjetur në valixhen në të cilën ishte vendosur bomba në Pan Am.
Hetuesit thanë se valixhja me bombë ka bërë rrugën nga Frankfurti në Maltë, ku LAA i kishte zyrat, për t’u transferuar pastaj në Londër, ku edhe është futur në aeroplanin Pan Am 103.
Me gjithë verdiktin, shumë besojnë se ata që janë përgjegjës për tragjedinë e Lokërbit, i kanë ikur drejtësisë.
Al-Megrahit i qe dhenë edhe një shans tjetër për të spastruar emrin e tij në vitin 2007, kur një Komision për Rishqyrtimin e Rasteve Kriminale në Skoci, ia mundësoi atij, apelin e dytë, duke ngritur pyetje serioze në lidhje me dëshmitë e përdorura për ta dënuar atë, përfshirë edhe besueshmërinë e provave të shitësit maltez.
Si rrjedhojë, u zbulua se ai po vuante nga një kancer i pashërueshëm dhe sekretari i drejtësisë i Skocisë Keni MacAskill e liroi atë në bazë të dhembshurisë në vitin 2009, duke thënë se të dhënat mjekësore tregojnë se ai mund të vdesë brenda tre muajve.
“Zoti al-Megrahi tash përballet me një dënim të imponuar nga një fuqi më e madhe. Këtë fuqi, asnjë gjykatë në cilindo juridiksion apo në cilindo vend nuk mund ta revokojë. Është finale dhe e pakthyeshme. Ai do të vdesë”, pat thënë MacAskill.
Pasi që kishte shërbyer 8 vjet në një burg skocez al-Megrahi u kthye në shtëpi, ku u prit si hero.
Lajmi për lirimin e tij provokoi protesta të të afërmve të viktimave të Lokërbit, shumica nga të cilët amerikanë.
Presidenti amerikan Barak Obama e pat quajtur vendimin “të gabueshëm” dhe derisa kryengritja kundër regjimit të Gadafit u shfaq, politikanët amerikanë bënë presion për ekstradimin e tij, gjë që u përjashtua nga Këshilli Tranzitor Kombëatr i Libisë.
Në tetor të 2011, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Viktoria Nuland përsëriti se al-Megrahi “kurrë nuk është dashur të lihet jashtë burgut.”
“Departamenti ynë i Drejtësisë është duke kryer hetime për këtë. Ne po ashtu i kemi disa anëtarë të Senatit në Tripoli, të cilët javën e kaluar e kanë ngritur këtë çështje. Ne besojmë se vendi i duhur për al-Megrahin është prapa grilave, dhe do të vazhdojmë me këtë rast”, ka thënë Nuland.
Tre muaj para kësaj deklarate, në korrik të 2011, një videoinicizm i dhënë nga televizioni shtetëror libian mbi një tubim pro Gadafit, shfaqi edhe al-Megrahin, ulur në një karroce invalidësh dhe me maskë.
Në një intervistë për Reuters, ai ka thënë se persona të armatosur kundër regjimit të Gadafit i kishin hyrë në shtëpi dhe e kishin keqtrajtuar. Ai po ashtu ka thënë se po i mohohet trajtimi mjekësor.
Skocia i ka kërkuar autoriteteve të reja të Libisë që të gjurmojë për përgjegjësit e sulmit të 1988, gjë për të cilën këshilli është pajtuar.
Por, vdekja e al-Megrahit i jep fund mundësisë së nxjerrjes së plotë të së vërtetës mbi rolin e tij në sulmin e Lokërbit, derisa e shmang vlimin potencial të tensioneve mes regjimit të ri të Libisë dhe mbështetësve perëndimorë.