Përveç sjelljes së bazës ligjore për krijimin e zonave ekonomike, funksionimi i tyre në Kosovë nuk ka qenë i suksesshëm deri më tani, thuhet në një hulumtim të Institutit për Studime të Avancuara, “GAP”.
Ndryshe, Ligji për zonat ekonomike, i miratuar në vitin 2009 nga Qeveria e Kosovës, kishte për qëllim krijimin e zonave të caktuara, ku bizneset do të kishin kushte më të mira në krahasim me pjesët tjera të Kosovës për të zhvilluar veprimtarinë e tyre, në veçanti qasje më të lehtë të transportit, energji, ujë dhe shërbime tjera të domosdoshme për bizneset.
Që nga hyrja në fuqi e Ligjit për zonat ekonomike, sipas këtij hulumtimi, Qeveria e Kosovës ka shpallur vetëm dy zona ekonomike - Parkun e Biznesit në Drenas dhe Parkun Teknologjik në Skënderaj, prej të cilave kjo e fundit ka dështuar tërësisht si projekt.
Analisti i politikave ekonomike në Institutin “GAP”, Jeton Mehmeti, thotë se gjatë hulumtimit që kanë bërë për zbatimin e këtij ligji, kanë evidentuar se ky ligj nuk ka pasur ndikim të duhur në zhvillimin e parqeve të biznesit.
“Në hulumtimin tonë kemi dashur të shohim se sa janë funksionale parqet e bizneseve dhe kemi hasur se disa jenë funksionale, te disa ka ngecje në punime e infrastrukturë; kemi hasur që ka inkubatorë të biznesit pa asnjë biznes të vetëm në to, dhe ka parqe të biznesit që kanë dështuar si projekt”, thotë Mehmeti.
Në hulumtim, po ashtu, është theksuar se brenda një zonë ekonomike operojnë veprimtari që nuk do të duhej të ishin pranë njëra-tjetrës. Në këtë analizë të Institutit “GAP”, thuhet se brenda një zonë ekonomike ka deponues të gazit dhe kopsht fëmijësh, ka përpunues të perimeve dhe përpunues të metaleve.
Sipas këtij hulumtimi të Institutit “GAP”, ky ligj as për së afërmi nuk ka arritur këto qëllime. Jeton Mehmeti thotë se Qeveria e Kosovës nuk ka treguar rezultatet e duhura në krijimin e zonave ekonomike.
“Vetëm Parku i Biznesit në Drenas dhe Parku Teknologjik në Skënderaj kanë arritur të shpallen zona ekonomike nga Qeveria e Kosovës, dhe kur kihet parasysh që parku në Skënderaj ka dështuar, atëherë mund të themi se brenda tre vjetësh Qeveria ka arritur të shpallë vetëm një zonë ekonomike”, thekson Mehmeti.
Në anën tjetër, përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë thonë se Ligji për zonat ekonomike i miratuar tre vjet më parë, gjatë këtij viti do të plotësohet për shkak se, siç thonë edhe ata, ka mangësi.
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme, Granit Berisha, shprehet:
“Ne kemi parë në terren një situatë, e cila nuk përputhet me atë se çka është promovuar dhe çka ka në ligj. Por, një detyrë e tillë nuk u takon vetëm institucioneve qendrore, mirëpo edhe komunave që të sigurojnë që kjo formë e zhvillimit të sektori privat që të jetë e suksesshme”.
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat ekonomike, ndërkohë është futur në programin legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitin 2012 dhe pritet të miratohet së shpejti.
Gjatë hartimit të këtij Ligji të ri për zonat ekonomike, Instituti “GAP” sugjeron institucionet vendore që të marrin për bazë modelet e zonave ekonomike në botë dhe rajon dhe t’i përshtatin ato me mundësitë që mund t’i ofrojë Kosova.
Zenun Pajziti, kryetar i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, pajtohet se Ligji për zonat ekonomike duhet të ndryshohet.
“Këto ligje që po i ndërrojmë tash, nuk do të thotë se nuk ka nevojë të ndërrohet pas dy apo tre vjetësh. Pra, po mbesim në një rreth që shumë shpesh po duhet t’i adaptojmë ligjet, për çka nuk jemi të sigurt se do të jemi shumë të qëndrueshëm”.
“Megjithatë, nuk kemi rrugë tjetër. Pra, duhet t’i ndërrojmë dhe t’i adaptojmë me vizionin tonë të zhvillimit dhe me rrethanat tjera të krijuara”, sqaron Pajaziti.
Ndryshe, Ligji për zonat ekonomike, i miratuar në vitin 2009 nga Qeveria e Kosovës, kishte për qëllim krijimin e zonave të caktuara, ku bizneset do të kishin kushte më të mira në krahasim me pjesët tjera të Kosovës për të zhvilluar veprimtarinë e tyre, në veçanti qasje më të lehtë të transportit, energji, ujë dhe shërbime tjera të domosdoshme për bizneset.
Që nga hyrja në fuqi e Ligjit për zonat ekonomike, sipas këtij hulumtimi, Qeveria e Kosovës ka shpallur vetëm dy zona ekonomike - Parkun e Biznesit në Drenas dhe Parkun Teknologjik në Skënderaj, prej të cilave kjo e fundit ka dështuar tërësisht si projekt.
“Në hulumtimin tonë kemi dashur të shohim se sa janë funksionale parqet e bizneseve dhe kemi hasur se disa jenë funksionale, te disa ka ngecje në punime e infrastrukturë; kemi hasur që ka inkubatorë të biznesit pa asnjë biznes të vetëm në to, dhe ka parqe të biznesit që kanë dështuar si projekt”, thotë Mehmeti.
Në hulumtim, po ashtu, është theksuar se brenda një zonë ekonomike operojnë veprimtari që nuk do të duhej të ishin pranë njëra-tjetrës. Në këtë analizë të Institutit “GAP”, thuhet se brenda një zonë ekonomike ka deponues të gazit dhe kopsht fëmijësh, ka përpunues të perimeve dhe përpunues të metaleve.
Sipas këtij hulumtimi të Institutit “GAP”, ky ligj as për së afërmi nuk ka arritur këto qëllime. Jeton Mehmeti thotë se Qeveria e Kosovës nuk ka treguar rezultatet e duhura në krijimin e zonave ekonomike.
“Vetëm Parku i Biznesit në Drenas dhe Parku Teknologjik në Skënderaj kanë arritur të shpallen zona ekonomike nga Qeveria e Kosovës, dhe kur kihet parasysh që parku në Skënderaj ka dështuar, atëherë mund të themi se brenda tre vjetësh Qeveria ka arritur të shpallë vetëm një zonë ekonomike”, thekson Mehmeti.
Në anën tjetër, përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë thonë se Ligji për zonat ekonomike i miratuar tre vjet më parë, gjatë këtij viti do të plotësohet për shkak se, siç thonë edhe ata, ka mangësi.
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme, Granit Berisha, shprehet:
Ne kemi parë në terren një situatë, e cila nuk përputhet me atë se çka është promovuar dhe çka ka në ligj...Write your quote footer here...