SHBA: Mbështetet pilula preventive për HIV

Ilustrim

Një panel këshillues i Administratës së Shteteve të Bashkuara për Ushqim dhe Barëra, e ka mbështetur ilaçin e parë, që tregon se e parandalon infekcionin HIV, duke e hapur rrugën për miratimin e rëndësishëm në luftën kundër virusit, që e shkakton sëmundjen AIDS.

Ky vendim u bë, pasi eksperimentet klinike treguan se ilaçi Ruvada, mund ta zvogëloj rrezikun nga HIV-i te homoseksualët meshkuj prej 44 deri në 73%.

Pilula ditore është e dedikuar për njerëzit e shëndoshë, që janë në rrezik të lartë për HIV, përfshirë edhe çiftet ku njëri është HIV pozitiv.

Truvada është përdorë prej vitit 2004, për trajtimin e njerëzve që tashmë janë të prekur nga sëmundja.

Aktualisht shitet për 900 dollarë në muaj.

Kritikët kanë shqetësim se miratimi i ilaçit për parandalimin e HIV-it, mund të promovoj sjellje të papërgjegjshme seksuale ose të krijoj rezistencë ndaj barërave kundër virusit.

Vendimi final i Administratës për Ushqim dhe Barëra për ilaçe pritet aty kah mesi i muajit qershor.