Mungesa e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me vendet e Bashkimit Evropian ka bërë që produktet kosovare të jenë shumë pak të pranishme në tregjet e evropiane, thonë njohës të çështjeve ekonomike.
Ata thonë se pa për të përmirësuar këtë nivel të ultë të eksportit të produkteve vendore në vendet e BE-së, duhet të punohet më shumë nga institucionet e Kosovës.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Shani Mullabazi, thotë për Radion Evropa e Lirë se derisa të gjitha shtete e rajonit kanë marrëdhënie kontraktuale me BE-në, Kosova ende nuk ka bërë një gjë të tillë dhe për këtë, siç thekson Mullabazi, Kosova ka nivel shumë të ulët të eksportit në këto shtete.
“Kosova ka probleme statusore, ka probleme të mosnjohjes nga 5 shtetet e BE-së dhe ne nuk jemi nënshkrues të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim".
"Po ashtu, nuk kemi marrëdhënie ekonomike ku do të kishim identitet si subjekt shtetëror, sidomos në përfitimin e kontingjenteve të eksportit që Kosova nuk e ka ndonjë kontingjent individual për eksport me BE-në, i cili do të mundësonte eksport të liruar nga doganat në vendet e BE-së”, thekson Mullabazi.
Rreth 80 për qind e mallrave të huaja importohen në Kosovë, ndërkaq afër 10 për qind e produkteve kosovare mund të kalojnë në tregjet e rajonit, apo të vendeve të Bashkimit Evropian.
Edhe të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjegjësisht Departamentit të Statistikave ekonomike për muajin janar të vitit 2012, tregojnë për nivel të lartë të importit.
Eksporti për muajin janar të këtij viti, sipas Agjencisë së Statistikave, kishte vlerën 18.7 milionë euro, ndërsa importi 131.5 milionë euro.
Për të ndryshuar këtë bilanc negativ tregtar dhe për të rritur nivelin e eksportit të produkteve kosovare në vendet e Bashkimit Evropian, Shani Mullabazi thotë se autoritetet kosovare duhet në vazhdimësi të lobojnë në BE që Kosova t’i gëzojë preferencat si subjekt shtetëror, dhe të mos jetë pjesë e kuotave globale, por të integrohet në rrjedhat ekonomike evropiane.
“Për të qenë efikasë në tregun evropian, duhet të institucionalizohet bashkëpunimi me tregun evropian dhe kualiteti i produkteve të përmirësohet në vazhdimësi. Kur produktet tona janë në tregun global, atëherë vetvetiu vjen deri te përshtatja e kualitetit që tregu evropian apo global i kërkon”, thekson Mullabazi.
Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë theksojnë për Radion Evropa e Lirë se ka pengesa që iu paraqiten prodhuesve kosovarë në eksportin e produkteve të tyre në vendet e Bashkimit Evropian.
“Njëra nga vështirësitë për të eksportuar prodhimet kosovare në vendet e Bashkimit Evropian ka të bëjë më standardet teknike apo vërtetimin e cilësisë së prodhimit".
"Për shkak të disa standardeve sanitare dhe fitosanitare, një numër i madh i eksportuesve kosovarë në lëmin e industrisë së ushqimit kanë pasur problem në eksportin e produkteve të tyre në BE”, thekson Berndard Nikaj, këshilltar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Ai tregon rastin e një kompanie kosovare, e cila ka përparësi të mirë për eksport në vendet e Bashkimit Evropian, por, siç thotë ai, për shkak të mungesës së vërtetimit të cilësisë dhe disa analizave që janë të parapara me standardet e BE-së, produktet e kësaj kompanie kanë pasur vështirësi të depërtojnë në tregjet e BE-së.
“Për atë arsye ne jemi detyruar që të punojmë me masa shtesë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë që të sigurojmë këtë standard që e kërkon BE-ja. Kjo shkon në pajtim edhe më punët që janë duke u bërë në përgatitjet për fillimin e negociatave të marrëveshjes për tregti të lirë me BE-në. Njëra prej standardeve që duhet përmbushur për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje janë këto standarde sanitare dhe fito sanitare”, thekson Nikaj.

Njëra nga vështirësitë për të eksportuar prodhimet kosovare në vendet e BE-së, ka të bëjë më standardet teknike apo vërtetimin e cilësisë së prodhimit.