FP: Përse femrat janë çështje e politikës së jashtme

SHBA...

“Foreign Policy”


Shkruan: Melan Vervier, Ambasadore e Departamentit Amerikan të Shtetit për çështje globale të femrave,



Për gjenerata, Shtetet e Bashkuara, shumë shpesh i kanë parë femrat në botë si viktima të varfërisë, analfabetizmit dhe dhunës, dhe duket se esencialisht, nga traditat e pathyeshme kulturore, si përfituese të ndihmave.

Çështja e grave ekzistonte në margjina, e ndarë nga çështjet e tjera më “strategjike” siç janë lufta, paqja dhe stabiliteti ekonomik.

Tash, në kohën e ndryshimeve transformuese, nga paraqitja e fuqive të reja ekonomike e deri te kori i zërave kundër regjimeve represive në botën arabe, duke promovuar se statusi i grave nuk është vetëm domosdoshmëri morale por strategjike; ajo është esenciale për prosperitetin ekonomik dhe për paqen dhe sigurinë globale.

Me fjalë të tjera, është strategji për politikë të jashtme më të mençur.

Në këtë kuadër, administrata e presidentit Barak Obama është përpjekur që gratë t’i angazhoj në zemër të politikës së jashtme të saj.

Siç tregojnë gjithnjë e më tepër hulumtime, problemet aktuale ekonomike dhe politike të botës thjeshtë nuk mund të zgjidhen pa pjesëmarrjen e femrave.

Për këtë arsye, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, po punon për sigurimin se statusi i avancuar i grave dhe vajzave në gjithë botën është integruar plotësisht në secilin aspekt të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Prej kësaj pranvere, me publikimin e direktivave politike sekretariale gjinore, për të parën herë, avancimi i statusit të grave dhe vajzave në gjithë botën, zyrtarisht është kërkesë në secilin përshkrim të punës së diplomatëve të Shteteve të Bashkuara.

Siç tha zonja Klinton në muajin mars, Shtetet e Bashkuara do ta përdorin “çdo mjet në dispozicion” për ta mbështetur këtë çështje madhore.

Për këtë arsye, zonja Klinton e ka quajtur atë “Mosha e Plotë e Pjesëmarrjes”, një periudhë ku informacioni i tejkalon kufijtë, opinionet dhe idetë i mbizotërojnë pengesat dhe bota më nuk mund të lejoj që miliona gra të mbeten jashtë komunitetit global.

Nuk është koincidencë, që vendet ku grave u mohohen të drejtat themelore të njeriut, janë disa nga më të varfrat dhe më pak stabile.

Sipas Forumnit Ekonomik Botëror, vendet ku meshkujt dhe femrat janë afër që të gëzojnë të drejta të njëjta, janë më tepër konkurruese në aspektin ekonomik, se sa ato vende ku hendeku gjinor i ka lënë gratë dhe vajzat me qasje të kufizuar në kujdesin shëndetësor, arsimin, zgjedhjet dhe tregun.

Por, nuk është fjala vetëm për ekonomi, kemi të bëjmë edhe me sigurinë globale.

Në të 90-at, afro gjysma e marrëveshjeve paqësore kanë dështuar brenda pesë viteve të para, sipas Projektit të Raportit për Sigurinë e Njerëzve.

Këto marrëveshje në përgjithësi arrihen nga një numër i vogël i liderëve ushtarakë dhe politikë meshkuj, të shmangur nga ndikimi i luftës në jetën e përditshme.

Njëherësh, gratë i qëndrojnë pjesës më të madhe të dhunës dhe varfërisë të shkaktuar nga konfliktet e armatosura, dhe ato e bartin pjesën më të madhe të barrës së ripërtëritjes së familjeve dhe komuniteteve.

Por, shpeshherë ato janë të përjashtuara nga tryeza e negociatave dhe qeveritë e ngarkuara për mbajtjen e paqes.

Më pak se 8% e qindra marrëveshjeve paqësore, të nënshkruara në 20 vitet e fundit, janë negociuar nga delegacionet, ku ishin të përfshira gratë, dhe sipas Forumit Ekonomik Botëror, gratë i mbajnë më pak se 20% të të gjitha posteve vendim-marrëse kombëtare. (f. b.)