Opozita nuk do të kthehet në Kuvendin e Kosovës përderisa shumica të mos ndryshojë mënyrën e miratimit të ligjeve të cilësuar si urgjente nga qeveria si sponsoruese e tyre, thonë deputetë nga tabori opozitar.
Takimi i së martës i Kryesisë së Kuvendit me shefat e grupeve parlamentare, ka rezultuar pa ndonjë marrëveshje me tri partitë opozitare.
Opozita thotë se nuk do të kthehet në Kuvend përderisa të mos hiqet nga rendi i ditës Projektligji për bankat dhe institucionet mikrofinanciare. Ishte pikërisht ky ligj ai që e nxori nga Kuvendi opozitën javën e kaluar.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, thotë se ky ligj është i dëmshëm, sidomos pjesa që ka të bëjë me institucionet mikrofinanciare.
Sipas tij, kjo pjesë mund të përdoret për shpëlarje parash, pasi që nuk dihet se kush janë aksionarët dhe si i tillë është anti-kushtetues.
Beqiri thotë se është për keqardhje që miratimi i këtyre ligjeve problematike, ngase Qeveria po fshihet pas presioneve ndërkombëtare, presione këto, që sipas Beqirit nuk ekzistojnë, por po shpiken nga partitë në pushtet.
“Asnjëherë, sa ne jemi këtu, nuk ka ndodhur, që as ambasada, që po përmendet shumë shpesh, Ambasada amerikane, të jetë ajo që kërkon diçka të paligjshme. Po, këta, Qeveria, i bën gjërat e paligjshme e tentojnë të thirren në të tjerët dhe gjithmonë kur i mbajmë mbledhjet, edhe në komisione kështu thonë – ata (ndërkombëtarët) po thonë se ne nuk e kishim bërë këtë punë. Por, kjo nuk do të thotë që ne duhet të bëhemi pjesë e vendimeve të paligjshme dhe nuk kanë kërkuar ata vendime të paligjshme, por vendimet e paligjshme e antikushtetuese po i bëjnë pushtetarët tanë për t’i mbuluar vendimet e tyre”, thotë Beqiri.
Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, thotë se opozita nuk po e bojkoton Kuvendin, por është revoltuar me ligje antikushtetuese.
Edhe Gjini kërkoi që Projektligji për bankat të ndahet më vete, kurse ai për institucionet mikrofinanciare, si problematik, të vazhdojë dhe përpunohet derisa të nxirret një ligj i pranueshëm për të gjithë.
“Ligji për institucionet mikrofinanciare të punohet asisoj që të merren praktikat më të mira të vendeve në rajon. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e vendimeve, të cilat janë pjesë e vendimeve që janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe të cilat hapin mundësi të keq-menaxhimit serioz të shumave tepër të mëdha të mjeteve, e që, fundi i fundit, janë mjete të publikut, qytetarëve të Kosovës”, deklaron Gjini.
Në anën tjetër, partia në pushtet thotë se Kuvendi i ka respektuar të gjitha procedurat ligjore. Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci thotë se po synohet që të arrihet një konsensus i përgjithshëm, por vendimi, shton ai, do të merret në Kuvend me votat e shumicës së deputetëve.
“Kryesia ka marrë vendim që seanca të mbahet me datën 5 prill. Ne nuk dëshirojmë që opozita të mos jetë në sallë dhe të ndjekë politikën e bojkotit, por të jetë pjesë e debatit. Ne e respektojmë vullnetin e opozitës, por ne si pozitë jemi të gatshëm që të vazhdojmë rrugën më tutje dhe nuk do të lejojmë që të vijë deri te bllokimi i jetës institucionale në vend”, shprehet Grabovci.
Javën e kaluar, Kuvendi ishte detyruar që për dy ditë rresht t’i ndërpresë punimet për mungesë kuorumi pas largimit të opozitës. Por, kësaj radhe, pozita pretendon se do ta ketë shumicën e deputetëve në seancë, me çka sipas, deputetit të PDK-së, Grabovci, do të mundësohet që Kuvendi ta vazhdojë punën nga 5 prilli, kur është caktuar seanca e radhës.