Zyrtarët serbë thonë se ankesa që ka ngritur Korporata Energjetike e Kosovës kundër Serbisë, është një hap i njëanshëm dhe pa bazë, i cili synon presionin në rritje të Prishtinës zyrtare mbi serbët e veriut të Kosovës.
Për Beogradin, në veri të Kosovës vepron ligjërisht “Elektro-ekonomia e Serbisë”, përkatësisht “Elektrokosmet”-i, dhe jo Korporata Energjetike e Kosovës.
Në përputhje me këtë qëndrim, Ministria për Kosovën e Qeverisë së Serbisë u ka kërkuar konsumatorëve në veri të Kosovës që faturat e energjisë elektrike, të vazhdojnë t’ia paguajnë “Elektro-ekonomisë së Serbisë” dhe “Elektrokosmet”-it, që, sipas autoriteteve në Beograd, janë distributorët e vetëm të energjisë elektrike në këtë pjesë të Kosovës.
Radenko Nedelkoviq, përfaqësues ilegal i serbëve të kësaj ane, thotë se “Elektro-ekonomia” madje është dashur të ngre ankesë ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, për shkak të pronës, që, sipas tij, është uzurpuar nga KEK-u.
“Duke marrë parasysh se KEK-u ka uzurpuar pronën e ‘Elektro-ekonomisë’ dhe se ka lënë mijëra punëtorë pa punë, të cilët sot jetojnë në Serbi dhe mezi mbijetojnë, një gjë e tillë është qesharake. Kjo është lojë politike, e cila përdoret për disa qëllime ditore politike”.
“Për secilin është e qartë se veriu furnizohet me energji elektrike nga pjesa qendrore e Serbisë dhe se qytetarët i paguajnë faturat te ‘Elektro-ekonomia’ përmes ‘Elektrokosmetit’. Ky është institucioni i vetëm në veri të Kosovës që funksionon sipas ligjeve të Republikës së Serbisë. Andaj, KEK-u nuk ka kurrfarë shpenzimi dhe kurrfarë baze ligjore për pretendime në veri”, thotë Nedelkoviq, duke e quajtur KEK-un institucion paralel të Kosovës.
“Ai është një institucion paralel dhe i paligjshëm i Kosovës”.
Çështja e energjisë pritet të jetë në agjendën e bisedimeve edhe ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Sipas shumë analistëve, energjetika, së bashku me telekomunikacionin, pritet të jenë “patate të nxehta” në tryezë.
Sipas shefit të delegacionit serb në dialog, Borisllav Stefanoviq, Beogradi insiston që të rregullohet funksionimi i “Elektro-ekonomisë” në Kosovë, si në veri, ashtu edhe në jug të Ibrit, porse Prishtina nuk e pranon një gjë të tillë.
Edhe Kosova, edhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshjen për Komunitetin Energjetik të Vendeve të Evropës Juglindore, e cila definon tregun për energji elektrike dhe gaz natyror.
Kosova ka ngritur ankesë kundër Serbisë në Sekretariatin e Komunitetit Energjetik, nën arsyetimin se Qeveria në Beograd është duke lejuar operimin e kompanive të palicencuara serbe në veri të vendit.
Dushan Janjiq, koordinator i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë se KEK-u po bën atë që është dashur të bëjë Serbia para dhjetë vjetësh. Të gjitha autoritetet e Beogradit, të cilat janë marrë me Kosovën, kanë refuzuar të vënë në rend dite shfrytëzimin e potencialeve të KEK-ut, përkatësisht minierave të qymyrit dhe termocentraleve, thotë Janjiq.
“Kjo është refuzuar në Serbi, sepse lobi energjetik është privat dhe nga viti 2000 ka qenë më shumë i interesuar për kontrollimin e rrjetit të transmetimit, për shitje dhe shpërndarje të energjisë elektrike, sesa për vetë kapacitetet prodhuese. Mendoj se veprimi i KEK-ut është i zgjuar. Serbia me të humb edhe më shumë, sepse tani mund të shkojë vetëm me kundër-ankesa”, thotë Janjiq.(v.t.)