Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim Prokuroren e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, Ina Rama, të cilën e ka njoftuar me punën që po bën Qeveria, respektivisht Ministria e Drejtësisë, në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovës.
“Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në ato fusha që mund të ndikojnë në lehtësimin e procedurave, siç është ekstradimi, çështjet penale etj., procedura që i përgjigjen kritereve të Bashkimit Evropian”, thuhet në një komunikatë për media të Ministrisë së Drejtësisë.
Ministri Kuçi thuhet se ka kërkuar nga kryeprokurorja Rama ndihmë në ato fusha ku Republika e Shqipërisë me suksese e ka kaluar reformimin në sistemin e drejtësisë, si dhe në krijimin e Akademisë së Drejtësisë në Kosovës.
Ndërsa, gjithnjë sipas njoftimit për media, kryeprokurorja Rama ka ofruar mbështetjen e Prokurorisë shqiptare për projektet e Ministrisë së Drejtësisë, në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe në krijimin e Akademisë së Drejtësisë.