Një polak ka dëshmuar gjatë një procesi gjyqësor për trafikim organesh që po mbahet në Prishtinë, se ka paguar 25 mijë euro për transplantin e veshkës në një klinikë kosovare.
Agjencia France Press transemton se Tadeusz Sadaj, 56 vjeç, ka thënë në procesin gjyqësor të udhëhequr nga EULEX-i përmes një video-lidhjeje nga zyra e Prokurorit në Varshavë, se ai ka kryer një operacion të transplantimit në klinikën tashmë të mbyllur, "Medicus".
Pas arritjes në klinikë “ata më kanë dhënë disa letra për të nënshkruar… pas një ore unë kam qenë në sallën e operacionit”, ka thënë Sadaj.
“Operacioni që keni kryer ka qenë për transplantim veshke?”, e ka pyetur prokurori special i BE-së, Xhonatan Ratel.
“Po”, është përgjigjur biznesmeni i fuqishëm për të shtuar: “Para operacionit kam qenë gjysmë i vdekur. Tash, jam i gjallë”.
Ai ka thënë se shumën prej 25 mijë eurosh ia kishte paguar me “para në dorë doktor Jusufit.”
Sadaj sipas AFP-së, shpjegoi se i kishtë rënë në gjurmë mjekut turk Jusuf Sonmez, njërit nga prej të dyshuarve kryesorë në këtë rast, pasi që kishte kërkuar në internet për transplantim veshkash.
Ai është takuar disa herë me Sonmezin në Turqi para se të udhëtonin në Prishtinë për transplantim dhe operacioni, sipas tij, ishte kryer nga kirurgu turk.
Sonmez aktualisht gjendet në Turqi, ku po ashtu, po hetohet nga autoritetet turke për një rast tjetër të trafikimit të organeve.
Shtatë të dyshuar me në krye ish sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Rrecaj dhe urologun e shquar Lutfi Dervishi, përballen me akuzat se kanë marrë pjesë në një grup të trafikimit ilegal të organeve.