Kuvendi i Kosovës miratoi të enjten një rezolutë, me anë të së cilës kundërshton dhe kërkon moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.
Rezoluta u prezantua nga subjekti më i madh në Parlament, Partia Demokratike e Kosovës, me mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare.
Rezoluta e cilëson vendimin e Kuvendit të Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë si shkelje të sovranitetit dhe cenim të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe kërkohet nga institucionet që të mos lejojnë mbajtjen e tyre.
Kryeministri Hashim Thaçi tha se pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës janë të papranueshme. Përndryshe, nëse vjen deri te hapja e çështjes së kufijve në Ballkan, atëherë shqiptarët, sipas Thaçit, më së miri do të jetonin të bashkuar në një shtet të vetëm.
“Pretendimet që paraqiten aty-këtu për ndonjë autonomi apo status special, nuk janë të vërteta, janë të paqëndrueshme dhe nuk do të ndodhin. Edhe sa i përket pretendimit për ndryshimin e kufijve, unë ua kam bërë të qartë, në emër të Qeverisë, të gjithë miqve ndërkombëtarë mesazhin e të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës se me pretendime të tilla për ndryshimin e kufijve, shqiptarët më së miri dhe më së lehti mund të jetojnë në një shtet të vetëm”, deklaroi Thaçi.
Pas debatit, u miratua edhe rezoluta që kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Teksti i Rezolutës është lexuar nga deputeti i PDK-së, Adem Grabovci.
“Theksojmë se është shkelje e sovranitetit dhe cenim i marrëdhënieve të mira fqinjësore që të organizojë në mënyrë të njëanshme zgjedhje të përgjithshme dhe lokale në një shtet tjetër evropian. Nën dy, konkludojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk lejon mbajtje të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë dhe Qeveria obligohet të realizojë këtë vendim”, lexoi tekstin e Rezolutës Grabovci.
Mirëpo, miratimi i rezolutës, nuk unifikoi qëndrimet e opozitës me Qeverinë edhe në lidhje me dialogun me Serbinë. Opozita akuzoi Qeverinë se përmes këtij dialogu po e përgatit terrenin për autonominë e veriut të Kosovës.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi ndërprerjen e dialogut. Ajo dha edhe një rekomandim për kryenegociatoren Edita Tahiri:
“Unë do t’i rekomandoja asaj (Edita Tahirit) që as mos të kthehet fare kur shkon në udhëtimin e ardhshëm, sepse puna e saj vetëm dëme i ka sjell Kosovës. Është momenti i fundit që Kosova ta kushtëzoj pjesëmarrjen e saj të mëtejme në këtë dialog me mosndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës”.
Ndërkaq, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se Qeveria e Kosovës tashmë po e përgatit terrenin për autonominë e veriut të banuar me shumicë serbe.
“Me këtë qeveri në pushtet, vetëm një rezultat është i garantuar - e kjo është autonomia e veriut. Deri tash Qeveria u ka thënë jo negociatave për veriun, por nëse kjo ‘jo’, është sikurse jo e fusnotës, atëherë unë po them vaj halli për ne”, theksoi Konjufca.
Akuzave të opozitës iu kundërpërgjigj kryenegociatorja Edita Tahiri, e cila tha se marrëveshja e saj e fundit me Beogradin për përdorimin e fusnotës gjatë prezantimit të Kosovës në nisma rajonale, paraqet njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Me arritjen e kësaj marrëveshjeje, Qeveria e Republikës së Kosovës ka forcuar sovranitetin ndërkombëtar të shtetit tonë, ka avancuar interesat nacionale, ka respektuar rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe vijat e kuqe, si dhe i ka siguruar vendit perspektivën e qartë evropiane dhe euroatlantike”, tha Tahiri.

Është momenti i fundit që Kosova ta kushtëzoj pjesëmarrjen e saj të mëtejme në këtë dialog me mosndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.