Lufta për antenat satelitore në Iran

Një polic duke larguar një antenë satelitore në Iran.

Për disa vite me radhë, autoritetet në Iran janë përpjekur t’i gjurmojnë antenat satelitore, të cilat iu mundësuan iranianëve akses në kanale televizive të huaja.

Antenat janë të ndaluara në Republikën Islamike. Zyrtarët policorë shpenzojnë një sasi të madhe të kohës në kërkimin dhe konfiskimin e tyre (Kliko këtu për të parë një video).

Por, duket se lufta e autoriteteve të Iranit me antenat satelitore është humbje. As polica dhe gjobat e mëdha nuk kanë qenë në gjendje t’i ndalojnë iranianët të shikojnë programet e tyre të parapëlqyera.

Në një seminar të mbajtur kohëve të fundit për “efektet dëmtuese” të antenave satelitore, i mbajtur në qytetin Qom, studiuesi Muhamed Reza Koshru tha se sipas shifrave të fundit, 65 për qind e banorëve të Teheranit përdorin antena satelitore.

Zyrtarër iranianë kanë njohuri për famën e kanaleve satelitore, dhe kanë paralajmëruar se ajo që shihet është një ndikim negative.

Lufta për antenat satelitore në Iran



Në korrik të vitit 2011 një klerik iranian, Ahmad Katami, i quajti programet satelitore një “luftë e butë” që armiqtë e Iranit po e bëjnë kundër vendit.

Lufta kundër islamit dhe revolucioni islamik janë ndër qëllimet kryesore të kanaleve satelitore”, tha Katami gjatë një paraqitjeje në faljen e Xhumasë në Teheran.

Për shumë iranianë, kanalet satelitore janë burimi i vetëm i lajmeve të pacensuruara, si dhe ka programe argëtuese, gjë që është shumë e rrallë të shihet në programet televizive të Iranit.

Një grua në kryeqytetin iranian, të cilës iu konfiskua dhe shkatërrua antena satelitore nga policia e vendit disa muaj më parë, tha se gjëja e parë që e bëri të nesërmen ishte të porosisë një antenë tjetër.

Është i vetmi argëtim që mund ta kemi këtu. Nuk ka asgjë që ia vlenë të shikohet në televizionet kombëtare”, tha ajo.

Ata mund të vijnë dhe të ma marrin antenën satelitore përsëri, por unë do ta marr një të re”. (g.k.)