Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës në gjithë territorin e saj janë të përfunduara dhe nuk mund të negociohet më me askënd për këto çështje, deklaroi të shtunën kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Komentet e tij, Mustafa i bëri gjatë Konventës së LDK-së. Konventa përfundoi punimet me miratimin e Programin Politik, si dhe Statutit të ri të partisë. Po ashtu, LDK-ja zgjodhi Këshillin statutor.
“Shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, veçmas në disa komuna me shumicë serbe në veri të vendit, janë sfida për forcimin e pavarësisë dhe të shtet-ndërtimit”, tha Mustafa.
Duke iu referuar bisedimeve me Serbinë, Mustafa tha se LDK-ja angazhohet për zgjidhjen me dialog të problemeve me fqinjët, pa e prekur sistemin kushtetues, rregullimin e brendshëm dhe kufijtë, duke ofruar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët.
“Politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, e jo qytetarët në shërbim të politikës”, theksoi ai.
Më pas, Mustafa u është drejtuar anëtarëve të partisë me zotimet se LDK do ta drejtoj vendin kah integrimet evropiane.
“LDK-ja ka integritet të luftojë korrupsionin dhe të mundësojë që të funksionojë rendi dhe ligji në Kosovë. LDK-ja ka përvojë dhe integritet të sigurojë punë dhe ekonomi stabile, të sigurojë që qeverisja ekonomike do të realizohet në harmoni me modelin evropian të ekonomisë sociale të tregut, si koncept i partive të qendrës së djathtë”, tha Mustafa.
Konventa e Punës e LDK-së me moton “Për një Kosovë evropiane”, përfshiu diskutimet për reformimin dhe perspektivën e LDK-së, me ambiciet që nga opozita, të kthehet në pushtet me një program të vetin qeverisës.
“LDK, prej themelimit, gjatë rrugëtimit të saj, si edhe sot, ishte dhe është parti e orientuar drejt Perëndimit, parti evropiane, parti që kultivoi miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është parti e cila si vlerë kultivon votën e lirë, demokracinë e brendshme, sjelljen korrekte, ligjin, dinjitetin njerëzor, parti, e cila në kthesat më të rëndësishme triumfoi me votën dhe besimin e qytetarëve të Kosovës, sepse LDK-ja punoi dhe punon për Republikën e Kosovës”, tha me këtë rast lideri i saj, Isa Mustafa.