Emërimi i ish-aktivistit të Gjermanisë Lindore për president të ardhshëm të Gjermanisë, ka qenë befasi - jo më pak edhe për vetë Joakim Gaukun.
“Nuk mund të them fjalë të mëdha tani, për shkak të konfuzionit të ndjenjave të mia. Isha në taksi kur më mori kancelarja”, tha 72-vjeçari Gauk.
Aktivisti për të drejtat e njeriut, i cili është quajtur Nelson Mandela i Gjermanisë për rolin e tij në rrëzimin e regjimit komunist në Gjermaninë Lindore, sjell autoritetin e shumënevojshëm moral në zyrën që, javën e kaluar, u njollos me dorëheqjen e Kristian Vulfit, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Gauk është një burrështetas i madh në Gjermani, i cili nuk është lidhur me asnjë parti politike dhe është i paprekur nga skandalet.
Parlamenti gjerman do ta votojë më 18 mars, por ai tashmë ka marrë mbështetjen e të gjitha partive të përfaqësuara, përjashtuar partinë “Die Linke”, e cila është pasardhëse e komunistëve të Gjermanisë Lindore.
I lindur në vitin 1940 në qytetin verior të Rostokut, Gauk u rrit në Gjermaninë Lindore. Ishte vetëm 11 vjeç kur autoritetet komuniste arrestuan babanë e tij, nën akuzat se “kishte lidhje me Perëndimin”, dhe e dërguan në një kamp siberian. Gaukut i ishte mohuar edhe mundësia për të studiuar gazetarinë, pasi refuzoi t’iu bashkohej organizatave rinore të komunizmit. Në vend të kësaj, ai u bë pastor.
Gauk u shndërrua në udhëheqës të pastorëve të krishterë që shpejtuan fundin e regjimit komunist. Pas rënies së Gjermanisë Lindore, ai ndërmori procesin për çrrënjosjen e punëtorëve dhe të bashkëpunëtorëve të policisë sekrete.
Gauk ishte autoriteti udhëheqës i së vërtetës së Gjermanisë dhe i procesit të pajtimit nga viti 1990 deri më 2000. Në një intervistë të vitit 2007 për Radion Evropa e Lirë, Gauk ishte kategorik ndaj nevojës për të shkuar përtej së kaluarës komuniste.
“Ne duhet ta delegjitimojmë epokën komuniste, jo vetëm për shkak të shumë viktimave dhe akteve kriminale, por edhe për shkak se politikat moderne në tërë Perandorinë Sovjetike u morën për të keq”, kishte thënë Gauk.
Eduard Lukas, redaktor në seksionin ndërkombëtar të gazetës “The Economist”, e sheh emërimin e Gaukut si mundësi të rëndësishme për forcimin e unitetit gjerman dhe për thellimin e marrëdhënieve midis Gjermanisë dhe vendeve të ish-bllokut sovjetik.
“Ju tani keni dy autoritete të larta në Gjermani që vijnë nga Lindja. Edhe pse kancelarja Angela Merkel ka lindur në Perëndim, ajo është rritur në Lindje. Mendoj se një gjë e tillë është psiqikisht shumë e rëndësishme. Mendoj se do të jetë mirë për marrëdhëniet me Poloninë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë, sepse ky është një njeri që e kupton se në çfarë kanë kaluar ato”, thotë Lukas.
Gjatë gjithë jetës dhe karrierës së tij, Gauk ka theksuar përgjegjësinë personale. Një gjë të tillë e ka bërë edhe në deklaratat e para pas emërimit për president.
“Një gjë e di: Detyra ime kryesore do të jetë afërsia me njerëzit që i thonë ‘po’ përgjegjësisë dhe që janë kudo në vendin tonë, jo vetëm në nivelin politik. Dua të punoj në atë mënyrë që njerëzit të marrin përgjegjësinë dhe jo të qëndrojnë në margjinat e jetës publike si vizitorë apo vëzhgues kritikë”, ka thënë Gauk.
Jozef Jofe, redaktor në gazetën “Die Zeit”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë përmes postës elektronike se Gauk është “shembull i përkryer i ndershmërisë”. Sipas tij, pesë vjetët e ardhshëm do të jenë mjaft interesantë.(v.t.)