Dita e Shën Valentinit- duaje ose lëre

Jastëkë në formë të zemrës në shitje për ditën e Shën Valentinit.



Çokollata në formë zemre, në kuti në formë zemre; shigjeta kupidi në kartolina në formë zemre; jastëkë në formë buzësh; - është dita e Shën Valentinit sërish dhe vitrinat e dyqaneve, reklamat ose spotet televizive ta kujtojnë këtë nga do që të shkosh.

Ose të paktën duket ashtu.

Dita e Shën Valentinit, një festë më shumë e inspiruar nga Perëndimi dhe të Krishterët, është përhapur në tërë botën.

Sot urimet për Shën Valentin shkëmbehen në rajonet ortodokse në Evropën Lindore, në botën myslimane, si në Irak, apo në Indinë hinduse.

Por, disa shtete—si Irani, Indonezia e Uzbekistani po ndërmarrin hapa për ta kufizuar apo ndaluar tërësisht.

Dashuria nuk është çështje në Uzbekistan, ku autoritetet raportohet se e kanë ndaluar festën që është e huaj për kulturën uzbeke. Në vend të saj, të dashuruarit në vend inkurajohen që të festojnë "Ditën e Shën Zaxiridinit” për nder të poetit dhe burrështetasit Zaxiridin Muhamed Bobur.

Pasardhësi i Gjingis Kanit, që dikur sundoi Luginën e Ferganës është i varrosur në Kabul dhe konsiderohet të ketë simbolikën e njëjtë me shenjtin e krishterë Valentinin. Ditëlindja e tij e 529-të do të shënohet sot duke recituar poezi dashurie.

Irani është bërë kritik i ashpër i Ditës së Valentinit, të cilën e vlerëson si joislamike. Vitin e kaluar në mes të popullaritetit në rritje të festës në mesin e të rinjve, Teherani ndaloi të gjitha kartolinat dhe simbolet tjera të kësaj dite nën kërcënimet se do të ndërmarrë veprime legale.

Gazetarja e RFE/RL Mania Mansour thotë se Dita e Shën Valentinit ka marrë një rëndësi të madhe në Iran, kryesisht në mes të të rinjve të klasës së mesme.

Dita e Valentinit është bërë shumë e rëndësishme në Iran në dy dekadat e kaluara në mes të të rinjve, gjeneratës së klasës së mesme. Dyqanet janë të mbushura plot me zemra të kuqe, gotat me zemra të printuara, çokollata dhe kartolina me urimin për Valentinin. Dyqanet e luleve janë shumë të ngarkuara më 14 shkurt, ndërsa të rinjtë e pasur blejnë dhurata të shtrenjta”, thotë Mansour.

Balona në formë të zemrës...


Ndryshe nga Irani, injorimi që Perëndimi ndaj Valentinit nuk është i motivuar nga feja, por është i drejtuar kundër tregtarëve që po komercialziojnë festën.

Aktivistët anti-konsumues e shohin Ditën e Shën Valentinit si ditë që synon shitje më të madhe e jo festim të dashurisë.

Një qëndrim i tillë, i njohur si anti-valentinizëm, po shprehet në forma të ndryshme, nga marshet protestuese e deri te koncertet e kartolinat satirike si "anti-VD".

Përpjekjet për të zëvendësuar festën me ekuivalentet nëpër vendet përkatëse ka edhe në Evropë.

Në Rumani dhe Moldavi, festa antike para krishtere, Dragobete, që shënohet më 24 shkurt, është rishfaqur në dy dekadat e fundit. Dragobete ka marrë emrin sipas një të riu të bukur të martuar.

Madje edhe në vendet ku Shën Valentini ka fituar admirues, tërheq edhe përbuzje. Në Indi, ekstremistët hindu janë zotuar se do t’i sulmojnë çiftet që festojnë këtë ditë. Dhe në këtë javë Bordi Shpirtëror i Myslimanëve të Kazakistanit ka publikuar një deklaratë në faqen e tyre të internetit, duke kritikuar festën si një “imitim i verbër” i Perëndimit.

Por, ende ka mbështetës të pasionuar. Në Kirgizi, të rinjtë kanë planfikuar që të vënë në skenë një aksion të “dashurisë dhe miqësisë” brenda Muzeut të Historisë së Bishkekut.

Organizatorët thanë se ngjarja ka për qëllim që të kundërshtojë deklaratat islamike kundër Ditës së Valentinit.

Në Irakun e shkatërruar nga lufta, festa shënohet për të treguar se shoqëria po hapet.

Këtë vit, Shën Valentini ka arritur në Bgadad, i ndihmuar nga përhapja e internetit, telefonave mobile e televizinit satelitor.

Këndet e rrugëve ne Bagdad janë të mbushura me të rinj, që i analizojnë dhuratat me formë zemre.

Taghri Jaser ka një dyqan lulesh dhe dhuratash në Bagdad.

Këto ditë janë të veçanta, sidomos për të rinjtë. Ata janë të motivuar që të blejnë trëndafila të kuqë e dhurata tjera. Kemi vënë në dispozizion një kuti dhurate, ku përfshihet një kartolinë e kuqe, një ari lodër dhe një trëndafil”, tha Jaser.

Iraku, një shtet me shumicë shiite, duket se po pason hapat e shteteve tjera myslimane si Emiratet e Bashkuara Arabe, ku shënimi i festës që bart emrin e një martiri të krishterë, jo që është i lejuar, por mirëpritet- meqë nënkupton biznes dhe të ardhura më të mëdha.(a.i.)