Kuotë individuale për eksport në BE

Ilustrim


Derisa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të preferencave tregtare, kanë kuotën individuale, një gjë e tillë i mungon Kosovës.

Aktualisht, Kosova posedon vetëm kuotën globale, thonë përfaqësues të kompanive të cilët eksportojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Kjo kuotë individuale, sipas tyre, do t’iu mundësonte kompanive kosovare që të bëjnë projeksione reale rreth eksportit të produkteve të tyre në BE.

Shani Mullaabazi, drejtor i verarisë “Stone Castle” në Rahovec, thotë se rreth kuotës individuale kanë pasur disa takime me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dhe se janë në proces të definimit të kësaj situate.

Kuota individuale do të thotë që çdo shtet ka sasinë e caktuar që mund të eksportojë në BE gjatë një viti, pa paguar doganë.
Kuota individuale do të thotë që çdo shtet ka sasinë e caktuar që mund të eksportojë në BE gjatë një viti, pa paguar doganë. Kur e tejkalon këtë sasi që quhet kuotë, për çdo litër të ekspertuar paguhet taksa doganore që është përafërsisht 9.9 euro cent për litër. Ndërsa pos kuotës individuale që e kanë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përjashtuar Kosovën, ekziston kuota globale, ku Kosova aktualisht e shfrytëzon, por qasje kanë të gjitha shtetet që e shpenzojnë hisen e vet në kuotën individuale”, sqaron Mullaabazi.

Sidoqoftë, rikthimi i preferencave tregtare sipas përfaqësuesit të verarisë “Stone Castle”, ka pasur efekte pozitive, pasi që rregullorja e Parlamentit Evropian për vendosjen e masave preferenciale ka mundësuar që eksportuesve nga Kosova, të cilët gjatë periudhës prej 1 janarit 2011, deri në hyrjen në fuqi të rregullores, u kanë paguar taksë doganore shteteve të BE-së, do t’iu kompensohen taksat e paguara.
Dhe kjo taksë sipas Shani Mullaabzit është duke u rikthyer.

Unioni Evropian e ka mbajtur fjalën për rikthimin e taksës së paguar nga blerësit tanë në Evropë. Dhe tani kemi eksport dhe jemi të kënaqur kudo që kemi eksportuar vërën, blerësit tonë janë të kënaqur me çmimet dhe kemi plasman të mirë”, thekson ai.

Unioni Evropian e ka mbajtur fjalën për rikthimin e taksës së paguar nga blerësit tanë në Evropë.
Në anën tjetër, njohës të çështjeve ekonomike thonë se rikthimi i preferencave tregtare dhe hyrja në fuqi e marrëveshjes e cila iu mundëson bizneseve kosovare tregti i preferenciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rritur eksportin e Kosovës në këto shtete.

Zëvendësdrejtori i Odës Ekonomike Amerikanë në Kosovë, Arian Zeka, thotë se mungesa efektive e shfrytëzimit të këtyre dy marrëveshjeve i ka penguar bizneset për të ekspertuar produktet e tyre në vendet e Bashkimit Evropian.

Kemi pasur disa informacione fillestare se kemi pasur një rritje të eksportit të verërave në vendet e Bashkimit Evropian. Meqenëse tregtia me vendet anëtare të CEFTA-s është e pamundur të bëhet për shkak se disa vende nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet të pavarur, atëherë këto dy marrëveshje e ndihmojnë në përmirësimin e bilancit tregtar të Kosovës”, thotë Zeka.

Kosova ndërkohë vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar.

Të dhënat e Entit të Statistikave të Kosovës tregojnë se importi vazhdon të mbetet në përqindje shumë të lartë sesa eksporti.

Për përmirësimin e bilancit tregtar, asnjë marrëveshje tregtare nuk mund të luajë rolin e vet më tepër se sa zhvillimi i sektorit të prodhimtarisë. Ndoshta më tepër disa politika stimuluese nga ana e qeverisë që janë paralajmëruar në pakon e re fiskale, si heqja e detyrime doganore për lëndën e parë, heqja e detyrimeve doganore dhe TVSH-së për makineri, do të ndihmonin në zhvillimin e sektorit të prodhimtarisë, dhe kjo gradualisht do ta pakësonte importin nga vendet tjetra, dhe si rezultat i kësaj të përmirësohet bilanci tregtar”, shprehet Zeka.