Autoritetet kompetente ende nuk kanë vendosur se në çfarë modaliteti do të aplikojnë për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), edhe pse përgatitjet dhe studimet për këtë çështje kanë filluar vite më parë.
Dilemat janë në mes të anëtarësimit të rregullt dhe shtetit vëzhgues për një periudhë fillimisht pesë vjeçare.
Bernard Nikaj, këshilltar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, shpreson se gjatë këtij viti, do të bëhet e qartë se në çfarë mënyre Kosova do të aplikojë në këtë organizatë.
Megjithatë, Nikaj sqaron se mosnjohja e Republikës se Kosovës nga disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian, e sidomos pranimi i Rusisë vitin e kaluar në OBT, mund të paraqesë vështirësi për të aplikuar për anëtarësim të plotë.
“Kjo është ajo vështirësia sa i përket aplikimit të Kosovës, për arsye se pranimi si anëtar i plotë në Organizatën Botërore të Tregtisë, varet nga konsensusi i të gjitha vendeve anëtare të OBT-së. Duhet të rikujtoj se Mali i Zi ka kaluar një periudhë prej shtatë vjetësh negociatash për anëtarësim në OBT, për shkak të disa vërejtjeve nga Ukraina në atë kohë”.
Duhet të rikujtoj se Mali i Zi ka kaluar një periudhë prej shtatë vjetësh negociatash për anëtarësim në OBT, për shkak të disa vërejtjeve nga Ukraina në atë kohë.
Edhe njohës të çështjeve ekonomike thonë se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian, vështirëson këtë proces.
Duke marrë për bazë këtë problem, sipas tyre, Kosova më lehtë e ka të aplikojë si shtet vëzhgues për një periudhë pesë vjeçare.
Sidoqoftë, Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinë, thotë se anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë, nuk do t’i sjellë përfitime të drejtpërdrejta komunitetit të biznesit, pasi Kosova nuk ka kapacitete prodhuese për të eksportuar mallra në vende të ndryshme të botës.
Ai konsideron se përfitimet më të mëdha nga pranimi i Kosovës në OBT do të jenë në aspektin politik.
“Më tepër ka për qëllim promovimin politik në botë, se sa do të ketë efekte të drejtpërdrejta në rritjen e eksporteve në Kosovë. Në fund të fundit, ne edhe tani nga Unioni Evropian e kemi dritën jeshile për të eksportuar, pa barriera doganore”.
Në fund të fundit, ne edhe tani nga Unioni Evropian e kemi dritën jeshile për të eksportuar, pa barriera doganore.
Kosova kryesisht tregton me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa shumë pak ka shkëmbime tregtare më vendet të ndryshme të botës.
Por, Bernard Nikaj, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se edhe pse Kosova ende nuk është anëtare e OBT-së, ajo ka qasje preferenciale me disa vende botërore , siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia.
Ai thotë se përparësia më e madhe e të qenit anëtar i OBT-së është ngritja e kapaciteteve institucionale.
“Të gjitha ndryshimet teknike, zhvillimet e reja sa i përket tregtisë botërore së pari fillojnë në Organizatën Botërore të Tregtisë, e pastaj shpërndahen edhe në organizatat tregtare të Bashkimit Evropian dhe vendet ku Kosova ka qasje dhe marrëveshje më këto organizata”, thotë Nikaj
Aktualisht, në Organizatën Botërore të Tregtisë bëjnë pjesë 150 vende të botës, kurse 30 të tjera janë në proces e sipër të anëtarësimit.
Vitin e kaluar Rusia i është bashkuar kësaj organizate, pas 18 vjetësh negociatash për anëtarësim.