Thirrjeve të Prishtinës e Beogradit zyrtar për heqje dorë nga referendumi, të cilin serbët lokalë planifikojnë ta mbajnë kah mesi i shkurtit, në veri të Kosovës, iu bashkua edhe Zyra Civile Ndërkombëtare.
Derisa në Serbi referendumi cilësohet të jetë “i pakuptimtë dhe i rrezikshëm”, autoritetet kosovare thanë se referendumi është “ilegal dhe kundër-kushtetues dhe se nuk prodhon asnjë efekt”, ndërsa për mekanizmin që mbikëqyrë zbatimin e Planit Ahtisari, ky plan mbetet opsioni më i mirë për qytetarët e veriut dhe se me mbajtjen e referendumit, veriu do të “dënohej me stagnim e izolim”.
Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Kristian Palme, theksoi:
“Ne besojmë se referendumi i propozuar është një metodë që i kthen gjërat prapa. Ai do të dëmtojë reputacionin e Serbisë dhe do ta dënojë me stagnim dhe izolim veriun e Kosovës dhe nga ai do të përfitojnë vetëm udhëheqësit e vjetër të politikës. Sipas mendimit tonë, plani gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës - Plani Ahtisari, mbetet modeli më i mirë për një demokraci lokale legjitime e transparente në komunat në veri të Kosovës”, u shpreh Palme.
Ditë më parë, politikanët e pjesës veriore të Kosovës kishin vendosur që më 14 dhe 15 shkurt në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, të mbajnë një referendum, përmes të cilit synojnë të qartësojnë vullnetin e serbëve për lejimin apo moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në këtë pjesë të vendit.
Njëri nga politikanët e serbëve të veriut, Marko Jakshiq, tha se me kundërshtimin aktual të Serbisë ndaj referendumit, Beogradi po luan rolin e Prishtinës zyrtare.
“Kjo do të thotë se Beogradi po e luan rolin e Prishtinës. Në anën tjetër, është e rëndësishme të thuhet se është gjë normale që shtetet perëndimore të jenë kundër tij, sepse ata e kanë bombarduar Serbinë dhe kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Por, dua të them se shumica e serbëve në Kosovë janë kundër edhe një shteti shqiptar në Ballkan, dhe ata e kundërshtojnë këtë brenda kufijve të aftësive të tyre. Serbët në veri të Kosovës e bëjnë këtë përmes një referendumi dhe serbët në jug përmes peticionit ", vlerësoi Jakshiq
Për t’i bindur serbët e veriut që të marrin pjesë në proceset shtetërore të Kosovës, sipas ICO-së, do të jetë e rëndësishme të punohet në drejtim të organizimit të zgjedhjeve, të cilat do të prodhonin rezultate legjitime, e që do të njiheshin ndërkombëtarisht.
Por, si do t’i përgjigjen mekanizmat e sigurisë referendumit të serbëve, i cili qysh tash, cilësohet të jetë ilegal?
Pyetjes së Radios Evropa e Lirë për ekzistimin apo mos-ekzistimin e planeve operacionale për dy ditët, në të cilat pritet të mbahet referendumi, Policia e Kosovës iu përgjigj me kërkesën për t’u drejtuar te Ministria e Punëve të Brendshme. Për mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, ndërkaq, 14 dhe 15 shkurti duket se do të jenë ditë të zakonshme të punës.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, tha se deri më tani nuk është përgatitur ndonjë plan special i veprimit për kohën kur pritet të mbahet referendumi.
“Nuk mund të them tani për tani se a do të përgatitet në të ardhmen ndonjë plan, por për momentin nuk ka ndonjë plan operacional të policisë së EULEX-it”, deklaroi Krasniqi.
Në misionin e NATO-s në Kosovë, ndërkaq, thanë se në dy ditët e “referendumit të veriut”, pjesëtarët e misionit do të vazhdojnë punën me qëllim mbajtjen e një ambienti të qetë e të sigurt.
I pyetur për tensionimin eventual të situatës në veri të Kosovës brenda atyre dy ditëve, zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, tha:
“Këto janë spekulime, por nuk presim kurrfarë problemi”.
Për dallim nga serbët e veriut, të cilët insistojnë në mbajtjen e referendumit, serbët në pjesën jugore të Kosovës i kanë kërkuar Beogradit që të ndalojë referendumin për shkak se, siç kanë thënë ata, ai do ta dëmtonte edhe vetë shtetin serb.
Lexoni edhe këto:
Kundërshtitë për referendumin
Referendumi me sherr për të gjithë
Referendumi, “komandë” e partive në Beograd

Ne besojmë se referendumi i propozuar është një metodë që i kthen gjërat prapa.

Serbët në veri të Kosovës e bëjnë këtë përmes një referendumi dhe serbët në jug përmes peticionit.