Kuçi: Të përfundojë mbikëqyrja më 2012

Kosovo - Hajredin Kuci, Deputy Prime Minister, undated

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur do të jetë angazhimi kryesor i Qeverisë së Kosovës në vitin 2012.

Kuçi i ka bërë këto komente derisa ka prezantuar të arriturat e Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2011.

Kuçi ka bërë të ditur se përkushtim i dytë do të jetë plotësimi i kërkesave që dalin nga raportet e Kosovës me BE-në, në veçanti liberalizimi i vizave, marrëdhëniet tregtare dhe anëtarësimin në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kurse, sa i takon veriut të Kosovës, zëvendëskryeministri është shprehur se në vitin 2012 presim që të ketë respektim të ligjit dhe të tërësisë territoriale të vendit.

“Sa i takon përkushtimit në veri ne presim që të kemi angazhime të shtuara në koordinim të plotë edhe me KFOR-in edhe EULEX-in. Presim që atje të ketë respektim të tërësisë territoriale sovranitetit të plotë dhe funksionalizim të institucioneve të tona”, ka deklaruar Kuçi.(a.k.)

Lexoni edhe këtë:
ICO s’mbyllet domosdo më 2012