Derisa serbët e veriut të Kosovës po vazhdojnë përforcimin e barrikadave të vendosura në atë pjesë të vendit, nuk duket se ka ndonjë sinjal për kohën se kur do të mund të nisë zbatimi i masave ndëshkuese ndaj organizatorëve të kësaj lloj proteste.
Në mekanizmat përgjegjës nuk duan të japin detaje për zhvillimin e hetimeve, të cilat po vazhdojnë në bashkëpunim me misionin evropian për forcimin e sundimit të ligjit.
Prokurori udhëheqës në hetimet për incidentet në veri që nga 25 korriku, Shyqyri Syla, thotë për Radion Evropa e Lirë se një pengesë në zhvillimin e hetimeve paraqet mungesa e lirisë së lëvizjes së pjesën veriore të Mitrovicës.
“Tash për tash nuk mund t’i bëj publik emrat për këto raste, për faktin se veprimtaria e tyre është duke zgjatur dhe dëmtohen hetimet. Pak e kemi të vështirësuar hetimin për shkak të lëvizjes. Ju po e shihni që as KFOR-i nuk mund të lëvizë andej, e lëre më hetuesit e Policisë së Kosovës dhe të policisë së EULEX-it. Kjo na ka paraqitur një vështirësi, mirëpo është duke u punuar shumë në atë drejtim”, thekson Syla.
Në fund të muajit tetor, Interpoli pati lëshuar fletë-arrestet për disa serbë të dyshuar rreth vrasjes së pjesëtarit të njësitit special të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i cili u vra gjatë aksionit policor të Prishtinës zyrtare për rikthimin e kontrollit në veri të Kosovës.
Në listën e të kërkuarve të Interpolit figurojnë Ratomir Bozhoviq, Radovan Radiq, Millovan Vllashkoviq, Sllobodan Vuqiniq dhe Dushan Jovanoviq.
Mirëpo, sa u takon barrikaduesve dhe, siç thuhet, nxitësve dhe organizatorëve të përforcimit të këtyre barrikadave, mekanizmat përgjegjës nuk duan t’i publikojnë emrat e të dyshuarve.
Megjithatë, ata bëjnë të ditur se në kuadër të hetimeve do të analizohen edhe fotografitë e bëra dhe materialet e xhiruara nga media të ndryshme. I pyetur nëse numri i të dyshuarve është mbi dhjetë, Syla shprehet:
“Sigurisht që po”.
Arrestim nuk ka pasur ende asnjë që ndërlidhet me barrikaduesit serbë, thonë edhe në Policinë e Kosovës. Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, thekson se prioritet mbetet zvogëlimi i rrezikut për shpërthimin e sërishëm të tensioneve.
“Jo, gjithsesi prioritet është procesi dhe aksionet, të cilat ndërmerren me qëllim të largimit të këtyre barrikadave, pastaj vendosja e sigurisë dhe mënjanimi i çfarëdolloj mundësie për eskalim të situatës. Procesi i hetimeve sigurisht që nuk mund të kufizohet në afat kohor. Besoj që ajo do të ndodhë shumë shpejt, mirëpo në këtë fazë ne nuk kemi persona të arrestuar”, shprehet Hoti.
Ditë më parë, delegacioni kosovar dhe ai serb u pajtuan në Bruksel për kontrollin e menaxhuar të pikëkalimeve-marrëveshje kjo e cila të shtunën u hodh poshtë sërish nga pala serbe. Pavarësisht kësaj, zyrtarë të qeverisë së Serbisë u thanë mediave lokale në Prishtinë se barrikadat do të mbesin pavarësisht marrëveshjeve të tilla.
Por, sjellja e barrikaduesve përgjatë këtyre muajve nuk ishte gjithmonë e qetë dhe paqësore. Konfrontimet e tyre me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë çuan në lëndimin e dhjetëra paqeruajtësve kur ata po tentonin të largonin barrikadat.
Ekzistimi i ndonjë plani për largimin e mëtejme të tyre hidhet poshtë në KFOR. Zëdhënësi i këtij misioni ,Uve Novicki, shpjegon:
“Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë plan preciz për largimin e barrikadave. Ne kemi deklaruar gjithmonë në të kaluarën-sikurse gjenerali Drevs, ashtu dhe unë, që vetëm nëse për planet tona operacionale e shohim të nevojshme, do t’i largojmë barrikadat”.
Ndërkohë, kanë vazhduar thirrjet për largimin e barrikadave në diku 18 apo 19 pika në veri të vendit.
Vetë serbët që po i “mbrojnë” këto barrikada nuk kanë treguar ndonjë sinjal për largimin e tyre, ndërsa vazhdojnë të shprehin kundërshtimin kategorik ndaj autoritetit shtetëror të Kosovës.
Në mekanizmat përgjegjës nuk duan të japin detaje për zhvillimin e hetimeve, të cilat po vazhdojnë në bashkëpunim me misionin evropian për forcimin e sundimit të ligjit.
Prokurori udhëheqës në hetimet për incidentet në veri që nga 25 korriku, Shyqyri Syla, thotë për Radion Evropa e Lirë se një pengesë në zhvillimin e hetimeve paraqet mungesa e lirisë së lëvizjes së pjesën veriore të Mitrovicës.
Tash për tash nuk mund t’i bëj publik emrat për këto raste, për faktin se veprimtaria e tyre është duke zgjatur dhe dëmtohen hetimet.
“Tash për tash nuk mund t’i bëj publik emrat për këto raste, për faktin se veprimtaria e tyre është duke zgjatur dhe dëmtohen hetimet. Pak e kemi të vështirësuar hetimin për shkak të lëvizjes. Ju po e shihni që as KFOR-i nuk mund të lëvizë andej, e lëre më hetuesit e Policisë së Kosovës dhe të policisë së EULEX-it. Kjo na ka paraqitur një vështirësi, mirëpo është duke u punuar shumë në atë drejtim”, thekson Syla.
Në fund të muajit tetor, Interpoli pati lëshuar fletë-arrestet për disa serbë të dyshuar rreth vrasjes së pjesëtarit të njësitit special të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i cili u vra gjatë aksionit policor të Prishtinës zyrtare për rikthimin e kontrollit në veri të Kosovës.
Mirëpo, sa u takon barrikaduesve dhe, siç thuhet, nxitësve dhe organizatorëve të përforcimit të këtyre barrikadave, mekanizmat përgjegjës nuk duan t’i publikojnë emrat e të dyshuarve.
Megjithatë, ata bëjnë të ditur se në kuadër të hetimeve do të analizohen edhe fotografitë e bëra dhe materialet e xhiruara nga media të ndryshme. I pyetur nëse numri i të dyshuarve është mbi dhjetë, Syla shprehet:
“Sigurisht që po”.
Arrestim nuk ka pasur ende asnjë që ndërlidhet me barrikaduesit serbë, thonë edhe në Policinë e Kosovës. Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, thekson se prioritet mbetet zvogëlimi i rrezikut për shpërthimin e sërishëm të tensioneve.
Ditë më parë, delegacioni kosovar dhe ai serb u pajtuan në Bruksel për kontrollin e menaxhuar të pikëkalimeve-marrëveshje kjo e cila të shtunën u hodh poshtë sërish nga pala serbe. Pavarësisht kësaj, zyrtarë të qeverisë së Serbisë u thanë mediave lokale në Prishtinë se barrikadat do të mbesin pavarësisht marrëveshjeve të tilla.
Por, sjellja e barrikaduesve përgjatë këtyre muajve nuk ishte gjithmonë e qetë dhe paqësore. Konfrontimet e tyre me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë çuan në lëndimin e dhjetëra paqeruajtësve kur ata po tentonin të largonin barrikadat.
Ekzistimi i ndonjë plani për largimin e mëtejme të tyre hidhet poshtë në KFOR. Zëdhënësi i këtij misioni ,Uve Novicki, shpjegon:
Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë plan preciz për largimin e barrikadave.