Zyrtarët e Afganistanit i kanë hedhur poshtë pretendimet nga talibanët, se ky grup militant i ka zbuluar planet e sigurisë për mbledhjen e profilit të lartë të Asamblesë Kombëtare.
Lloja Gjirga, që fillon të mërkurën, është thirrur për ta vlerësuar opinionin kombëtar për të ardhmen e pranisë së Shteteve të Bashkuara në Afganistan, dhe për çështjen e negociatave me talibanët.
Zëdhënësi i shërbimit të inteligjencës së Afganistanit, Lutfullah Mashal, tha se hartat e përmendura të takimit të Lloja Gjirgës dhe lista e aranzhimeve të shërbimit të sigurimit, të publikuara nga talibanët, në faqen e tyre në Internet, janë të fabrikuara.
“Plani që e kemi propozuar ne, dallon 100% nga ai që është dërguar në media”, u tha Mashall gazetarëve në kryeqytetin Kabul.
Publikimi i planit të supozuar të sigurisë nga ana e talibanëve u bë në kohën kur ligjvënësit afganë kanë marrë mesazhe kërcënuese në telefona mobilë, që të mos marrin pjesë në seancën e Asamblesë.
Ligjvënësi Muhamed Daoud Hasas, ka thënë se sms - mesazhi, që e ka marrë, qartazi ishte dërguar nga numri telefonik mobil nga Pakistani.
“Mesazhi i tyre thotë se secili që merr pjesë në Lloja Gjirgën Amerikane, si e quajnë ata, do të takohet me vdekjen. Secili ligjvënës dhe zyrtar i qeverisë e ka marrë këtë kërcënim”, tha Hasas.
Kërcënimet dhe publikimi i planeve të supozuara të sigurisë i kanë shtuar shqetësimet se talibanët po përpiqen ta sabotojnë takimin Lloja Gjirga.
Por, Safia Sidiki, zëdhënëse e komisionit të Lloja Gjirgës, pretendon se nuk ka shenja, që kërcënimet do t’i ndalin pjesëmarrësit, që të mos marrin pjesë në këtë tubim dy ditësh.
“Këtë mëngjes, pjesëmarrësit e ftuar po presin në radhë për regjistrim. Kjo tregon se dëshirojnë ta bëjnë atë për të cilën kanë ardhur”, tha Safia Sidiki.
Qeveria ka përvojë jo të suksesshme në aspektin e sigurisë për mbledhjet e këtilla. Në seancën e fundit të Lloja Gjirgës, më 10 qershor 2010, sulmi me raketë dhe të shtënat, e shkatërruan fjalimin e hapjes nga ana e presidentit Hamid Karzai.
Me atë rast, forcat e sigurisë i vranë dy militantë, të cilët kishin jelekë vetëvrasës.
Po ashtu, u vranë edhe tre civilë gjatë të shtënave, por 1500 pjesëmarrësit e Lloja Gjirgës, shpëtuan të paprekur. (f. b.)
Lloja Gjirga, që fillon të mërkurën, është thirrur për ta vlerësuar opinionin kombëtar për të ardhmen e pranisë së Shteteve të Bashkuara në Afganistan, dhe për çështjen e negociatave me talibanët.
Zëdhënësi i shërbimit të inteligjencës së Afganistanit, Lutfullah Mashal, tha se hartat e përmendura të takimit të Lloja Gjirgës dhe lista e aranzhimeve të shërbimit të sigurimit, të publikuara nga talibanët, në faqen e tyre në Internet, janë të fabrikuara.
Publikimi i planit të supozuar të sigurisë nga ana e talibanëve u bë në kohën kur ligjvënësit afganë kanë marrë mesazhe kërcënuese në telefona mobilë, që të mos marrin pjesë në seancën e Asamblesë.
Ligjvënësi Muhamed Daoud Hasas, ka thënë se sms - mesazhi, që e ka marrë, qartazi ishte dërguar nga numri telefonik mobil nga Pakistani.
“Mesazhi i tyre thotë se secili që merr pjesë në Lloja Gjirgën Amerikane, si e quajnë ata, do të takohet me vdekjen. Secili ligjvënës dhe zyrtar i qeverisë e ka marrë këtë kërcënim”, tha Hasas.
Mesazhi i tyre thotë se secili që merr pjesë në Lloja Gjirgën Amerikane, si e quajnë ata, do të takohet me vdekjen.