Kuvendi i Kosovës ka hequr nga rendi i ditës debatin për rastin Kiçina, që qe futur në rend të ditës sipas kërkesës të Këshillit organizativ: "Drejtësi me rastin Kiçina”.
Kuvendi i Kosovës ka hequr këtë pikë nga rendi i ditës me një votim formal, pasi që kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se rasti është në Gjykatën Kushtetuese dhe Kuvendi sipas tij nuk dëshiron të ndikojë në vendimet e gjykatave.
Arsim e Burim Ramadani dhe Jeton e Arben Kiçina po vuajnë dënimin prej 106 vjetësh burg, nën akuzat se kanë vrarë familjen Hajra nga Baica, në vitin 2001 në Drenas.
Ata akuzohen se në vitin 2001, në Baicë të Drenasit, kanë vrarë ish-inspektorin e policisë, Hamzë Hajrën, bashkë me katër anëtarë të familjes së tij. Të katër të dënuarit janë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këshilli Organizativ “Drejtësi me rastin Kiçina” pretendon se gjatë procesit të gjykimit nuk ka pasur prova që do të vërtetonin fajësinë e të dënuarve.