Popullatë 7 miliardëshe

Fëmija i 7 miliardët në botë...


Sot në mbarë botën është shënuar lajmi se në rruzullin tokësor janë gjithsej 7 miliardë banorë.

Kombet e Bashkuara thonë se kishin paralajmëruar se më 31 tetor popullata botërore do të arrijë në 7 miliardë, por nuk ka përcaktuar se do ta shënojë foshnjën, e cila do të bëhej banorja e 7 miliardët në botë.

Popullata botërore, e cila ka arritur në 7 miliardë njerëz, vazhdon të rritet për me një shkallë e cila po zvogëlohet për çdo vit, thotë Xhill Pizon, nga Instituti Kombëtar i Francës për Studime Demografike.

Sipas tij, popullata botërore do të stabilizohet brenda 100 vitesh.

Popullata botërore vazhdon të rritet, por shkalla e rritjes është në rënie e sipër, për çdo vit.
Popullata botërore vazhdon të rritet, por shkalla e rritjes është në rënie e sipër, për çdo vit. Popullata e ka arritur maksimumin, në aspektin e shpejtësisë, para 50 vjetëve. Në atë kohë popullata rritej për më tepër se 2% në vit. Prej atëherë shkalla e rritjes ka shënuar rënie. Popullata ndoshta do të stabilizohet në tërësi brenda 100 vjetëve”, thotë Pizon.

Sipas tij do të ketë edhe sfida, pasi nuk dihet se cili është maksimumi i rruzullit tokësor.

Sfidë është mirëpritja e numrit shtesë prej 1 deri në 4 miliardë banorë në vitin 2100, e njëherësh që planeti të jetë i përshtatshëm për banim. Ne nuk e dimë se cili është maksimumi i planetit. Një miliard banorët, që jetojnë në vendet e zhvilluara, kanë qenë burimi kryesor i shpenzimit dhe i nxehjes globale. Prandaj, nëse 10 miliardë njerëzit e së nesërmes, e pranojnë mënyrën e jetës së evropianëve apo amerikanëve, planeti nuk do të jetë i përshtatshëm për një kohë të gjatë”, thotë Xhill Pizon.

Sipas tij, do të jetë e mundshme që të ndryshojë mënyra e jetës, në mënyrë që ajo të jetë më ekonomike dhe ta respektojë më tepër ambientin. Ai konsideron se ky ndryshim duhet të fillojë menjëherë.

Eksperti francez, Xhill Pizon, thotë se nga aspekti demografik, nataliteti është zvogëluar prej viteve të 90.

Në këtë kuadër ai konkludon se madhësia e familjes vazhdon të zvogëlohet, por në aspektin global, edhe në këtë kuadër ka sfida.

Vendet e Afrikës dhe një numër i tyre në Azi, do të kenë rritje të shpejtë demografike dhe sfida është që kjo të menaxhohet me një zhvillim përkatës ekonomik.
Sfidë është se pjesa më e madhe e rritjes demografike do të ndodhë në Afrikë. Gjatë 100 viteve të ardhshme, popullata e Afrikës do të rritet me gjasë katër herë. Vendet e Afrikës dhe një numër i tyre në Azi, do të kenë rritje të shpejtë demografike dhe sfida është që kjo të menaxhohet me një zhvillim përkatës ekonomik”, thotë Pizon.

Bota, në aspektin global, prodhon mjaft ushqim për 7 miliardë njerëz, thotë eksperti Pizon.

Megjithatë, sipas tij, uria mund të ndodhë në zonat e konfliktit, ku ndihmat në ushqim, që nuk është prodhim lokal, nuk mund të dërgohen.

Por, ai konsideron se nuk ka dyshim se njerëzimi do ta ketë popullatën e vet të stabilizuar dhe arsye për këtë është se çiftet dëshirojnë të kenë më pak fëmijë. (f. b.)