Rreth 45 për qind e kosovarëve jetojnë në kufirin e varfërisë, ndërsa 18 për qind e tyre jetojnë në varfëri të skajshme. Kështu thuhet në Raportin e Zhvillimit Njerëzor të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilit, çdo i gjashti kosovar rrezikohet nga uria, duke mos pasur mundësi të blejë ushqim.
Këtë përqindje, Kosova duhet ta përgjysmojë deri në vitin 2015, pasi është njëra nga Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit.
Zyrtarë të qeverisë janë optimistë se viti 2015 do të gjejë më pak njerëz të varfër, pasi, sipas tyre, ekzekutivi është duke zbatuar shumë projekte, të cilat, siç thuhet, rrisin numrin e të punësuarve dhe rrjedhimisht bëjnë uljen e shkallës së varfërisë.
Behxhet Gaxhiqi, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se kjo ministri tashmë ka hartuar plane dhe projekte për zbutjen e kësaj dukurie.
Vetëm gjatë këtij viti, përmes projekteve të ndryshme, kjo ministri ka arritur të punësojë mbi 2,300 persona, thotë Gaxhiqi.
“Me aplikimin e projekteve dhe në bazë të planifikimit të një strategjie që është e paraparë konkretisht në këtë fushë, sidomos për punësimin e qëndrueshëm, jam shumë optimist se do të ketë ulje të shkallës së varfërisë”.
“Nëse shikojmë numrin e të punësuarve gjatë këtij viti, po ashtu edhe projektet tjera që janë duke u zbatuar, me përgjegjësi të plotë them se do të kemi ulje jashtëzakonisht të madhe të nivelit të varfërisë”, thekson Gaxhiqi.
Ai pranon se në Kosovë janë rreth 35,000 familje me mbi 151,000 anëtarë që përfitojnë ndihmë sociale nga 40 deri në 80 euro në muaj.
Por, janë edhe 17,800 familje të tjera, të cilat nuk gëzojnë asgjë nga qeveria, e kanë nevojë për produkte elementare ushqimore.
Këto familje janë të regjistruara në Kryqin e Kuq të Kosovës, organizatë kjo që kohë pas kohe i ndihmon me gjëra të nevojshme për jetë.
Feride Hyseni, sekretare në Kryqin e Kuq të Kosovës, thotë se mundësitë e kësaj organizate janë shumë më të vogla sesa nevojat e qytetarëve.
Zonja Hyseni dyshon se deri në vitin 2015, autoritetet përgjegjëse mund të zvogëlojnë shkallën e varfërisë.
“Nëse vazhdon kjo situatë e zhvillimit ekonomik dhe kriza ekonomike në Evropë, që përfshin edhe Kosovën, unë jam skeptike në këtë drejtim. Ka numër shumë të madh të papunëve, të ardhurat janë shumë të ulëta. Është kategoria e pensionistëve që është e rrezikuar. Do të thotë, i shtohet edhe një kategori për jomirëqenie shoqërisë kosovare”, thotë Hyseni.
Edhe sociologët shprehen skeptikë për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit.
Sociologu Fadil Maloku e quan ide utopike përgjysmimin e shkallës së varfërisë në Kosovë deri në vitin 2015.
“Varfëria është një proces që ka ndodhur me dekada të tëra në Kosovë. Kjo gjendje nuk është alarmuar aq shumë, as në opinionin e brendshëm dhe as në atë të jashtëm, shkaku i problemeve të ndryshme politike që ka pasur Kosova në dy dekadat e fundit”.
“Si i tillë, mendoj se më tepër është një synim utopik, sesa diçka reale, që mund të ngjajë në të ardhmen”, shprehet Maloku.
Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit, të vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara e të parapara për t’u përmbushur deri në vitin 2015, parashikojnë që në tërë botën të ulet varfëria, të ulet vdekshmëria e foshnjave dhe të zhvillohen më tepër vendet e varfra.
Nëse këto objektiva nuk përmbushen deri në vitin 2015, atëherë parashihet të ketë 4.4 milionë më shumë vdekje të fëmijëve sesa ka tani; 210 milionë njerëz nuk do të kenë qasje në ujë të pijshëm, ndërsa 380 milionë njerëz të tjerë do të jetojnë më me pak se 1 dollar në ditë.