Javën e ardhshme do të merret vendimi përfundimtar nëse do të vazhdojë privatizimi i Postë-Telekomit të Kosovës, apo do të shtyhet për më vonë, thonë zyrtarë qeveritarë.
Ky vendim vjen pas paralajmërimeve të Telekomit kroat për mundësinë e largimit nga konkurrimi për privatizimin e PTK-së.
Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, thotë se pas gjendjes së krijuar, autoritetet kompetente do të analizojnë situatën e re konform bazës ligjore, për hapat e mëtutjeshëm në procesin e privatizimit të kësaj kompanie.
Ministri Beqaj përsërit qëndrimin se procesi i privatizimit të PTK-së do të jetë konkurrues, i hapur dhe transparent, duke ruajtur, siç thotë ai, interesin nacional dhe vlerën e aseteve.
“Kemi një paralajmërim nga Telekomi kroat për t’u tërhequr. Komiteti qeveritar i privatizimit e ka angazhuar Njësinë për Implementim të Projektit, Këshilltarin e Transaksionit dhe Strategjik që të analizojnë situatën dhe javën tjetër do të merret një vendim për hapat e mëtutjeshëm”, thekson Beqaj.
Sipas tij, është detyrë e Qeverisë dhe e Kuvendit të Kosovës që të vazhdojnë procesin e privatizimit konform planeve të institucioneve, por gjithmonë duke siguruar ruajtjen e vlerave ekonomike.
“Interesi i ruajtjes së aseteve dhe interesi i ruajtjes së vlerave ekonomike të qytetarëve të Republikës se Kosovës dhe punonjësve të PTK-së janë interesa të përgjithshëm. Në këtë kontekst nuk do të lëshohet pe. Pra, nuk është me çdo kusht që të shkohet në privatizim”, shprehet Beqaj.
Telekomi kroat, pronë e “ Deutsche Telekom”, dhe Telekom Austria kanë hyrë në rrethin e ngushtë në qershor të këtij viti, në garën për të privatizuar 75 për qind të PTK-së.
Por, tërheqja eventuale e Telekomit kroat nga gara, në mënyrë ligjore pamundëson vazhdimin e procesit të privatizimit vetëm me një ofertues, thonë njohës të çështjeve ekonomike.
Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave, thotë se pas rrethanave të krijuara, autoritetet përgjegjëse duhet të rifillojnë nga e para procesin e privatizimit të PTK-së.
Ai e vlerëson të domosdoshëm rifillimin e procesit, pasi, siç thotë, vlera e aseteve të PTK-së është zhvlerësuar nga autoritetet dhe opinioni kosovar.
“Institucionet vendore duhet të punojnë me një përgjegjësi të shtuar, t’i eliminojnë disa dobësi në menaxhimin e këtij subjekti dhe në këtë mënyrë të bëhen më serioze procedurat e shitjes së PTK-së”.
“Do të ishte puna më e mençur, më e ndershme dhe më e dobishme që procedura të niste nga fillimi, duke punuar ashtu siç parasheh ligji në këto rrethana”, thotë Shatri.
Telekomi kroat është duke shqyrtuar mundësinë që të largohet nga konkurrimi për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, pasi siç thuhet, menaxherët e kësaj kompanie dyshohen për korrupsion.
Shefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha, dhe kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të PTK-së, Rexhë Gjonbalaj, akuzohen se kanë bërë “kontrata të dëmshme” dhe se kanë shpërdoruar pozitën zyrtare.
Ky vendim vjen pas paralajmërimeve të Telekomit kroat për mundësinë e largimit nga konkurrimi për privatizimin e PTK-së.
Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, thotë se pas gjendjes së krijuar, autoritetet kompetente do të analizojnë situatën e re konform bazës ligjore, për hapat e mëtutjeshëm në procesin e privatizimit të kësaj kompanie.
Ministri Beqaj përsërit qëndrimin se procesi i privatizimit të PTK-së do të jetë konkurrues, i hapur dhe transparent, duke ruajtur, siç thotë ai, interesin nacional dhe vlerën e aseteve.
Sipas tij, është detyrë e Qeverisë dhe e Kuvendit të Kosovës që të vazhdojnë procesin e privatizimit konform planeve të institucioneve, por gjithmonë duke siguruar ruajtjen e vlerave ekonomike.
“Interesi i ruajtjes së aseteve dhe interesi i ruajtjes së vlerave ekonomike të qytetarëve të Republikës se Kosovës dhe punonjësve të PTK-së janë interesa të përgjithshëm. Në këtë kontekst nuk do të lëshohet pe. Pra, nuk është me çdo kusht që të shkohet në privatizim”, shprehet Beqaj.
Telekomi kroat, pronë e “ Deutsche Telekom”, dhe Telekom Austria kanë hyrë në rrethin e ngushtë në qershor të këtij viti, në garën për të privatizuar 75 për qind të PTK-së.
Por, tërheqja eventuale e Telekomit kroat nga gara, në mënyrë ligjore pamundëson vazhdimin e procesit të privatizimit vetëm me një ofertues, thonë njohës të çështjeve ekonomike.
Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave, thotë se pas rrethanave të krijuara, autoritetet përgjegjëse duhet të rifillojnë nga e para procesin e privatizimit të PTK-së.
Ai e vlerëson të domosdoshëm rifillimin e procesit, pasi, siç thotë, vlera e aseteve të PTK-së është zhvlerësuar nga autoritetet dhe opinioni kosovar.
Do të ishte puna më e mençur, më e ndershme dhe më e dobishme që procedura (e privatizimit të PTK-së) të niste nga fillimi.