Riintegrimi i personave të riatdhesuar në Kosovë nga shtetet e Bashkimit Evropian, vazhdon të mbetet sfidë për autoritetet përgjegjëse, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Sfiduese në këtë çështje, sipas tyre, mbetet pajisja e qytetarëve me dokumentet e gjendjes civile, ofrimi i kurseve të veçanta të gjuhës për fëmijët që nuk flasin asnjërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë, si dhe ndërtimi i objekteve për banim të qëndrueshëm.
Naim Osmani, drejtor ekzekutiv në Qendrën për të Drejtat Civile - qendër kjo që monitoron procesin e kthimit dhe të riintegrimit - konsideron se ky proces është i mbuluar me infrastrukturë të duhur ligjore, porse në zbatimin e tij “paraqiten barriera të ndryshme”.
Ai thotë se zgjidhja e problemeve të personave të kthyer duhet të jetë e qëndrueshme dhe jo e përkohshme.
“Këtu është problemi i një koordinimi më të mirë në mes të gjithë akterëve që duhet përfshirë në këtë proces; pastaj, mungesa e shfrytëzimit të të gjitha kapaciteteve ekzistuese, në mënyrë që procesi të mbulohet më mirë në çdo aspekt”.
“Procesi i riintegrimit është një proces gjithëpërfshirës. Nuk mund të themi se është bërë zgjidhje nëse një personi i është siguruar një strehim i përkohshëm. Duhet gjithmonë të ketë përpjekje që riintegrimi të jetë i qëndrueshëm“, thotë Osmani.
Edhe Hil Ndrecaj, konsulent i pavarur në Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, UNICEF, thotë se problemet e të riatdhesuarve paraqiten në momentin e arritjes në Kosovë. Ndrecaj veçon këtu të kthyerit e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, e posaçërisht fëmijët.
“Humbësit më të mëdhenj në këtë rast janë fëmijët – flas për fëmijët që faktikisht nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin as shoqëror, as politik në Kosovë”.
“Këta fëmijë janë të lindur në Gjermani, janë rritur dhe janë shkolluar në këtë shtet. Faktikisht, janë shtetas gjermanë. E vetmja gjë që i lidh me Kosovën, është se njëri prej prindërve ka qenë shtetas i Kosovës”, thotë Ndrecaj.
Edhe zyrtarë të qeverisë pranojnë se ka sfida në procesin e riintegrimit pas riatdhesimit, por, sipas tyre, ndër prioritetet e ekzekutivit është plotësimi i kushteve të nevojshme për personat e kthyer.
Islam Caka, drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, thotë se procesi i riatdhesimit është duke vazhduar edhe tani.
Sipas tij, vetëm nga janari e deri në fund të muajit gusht të këtij viti, nga vendet e BE-së janë kthyer 2,872 kosovarë - prej tyre 2,137 shqiptarë, 338 romë, 153 serbë, 131 ashkalinj, ndërsa të tjerët janë të komunitetit egjiptas, atij boshnjak, turk dhe goran.
“Sfidë më e madhe është riintegrimi i tyre në institucionet tona dhe në jetën e përditshme. Por, e rëndësishme është që janë krijuar mekanizma të veçantë nga Qeveria e Kosovës, që merren vetëm me riintegrim. Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë të caktuar për këta qytetarë”, thekson Caka.
Qeveria e Kosovës tashmë ka nënshkruar marrëveshje me nëntë shtete të Bashkimit Evropian për riatdhesimin e kosovarëve.
Riintegrimi dhe riatdhesimi i personave të kthyer është një ndër kriteret kryesore për marrjen e udhërrëfyesit zyrtar për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.

Nuk mund të themi se është bërë zgjidhje nëse një personi i është siguruar një strehim i përkohshëm. Duhet gjithmonë të ketë përpjekje që riintegrimi të jetë i qëndrueshëm.