Gratë e pakënaqura

Fotografi ilustruese

Në Kosovë, gratë janë të pakënaqura me pozitën e tyre në vendimmarrje.

Edhe pse ligji për barazi gjinore, siguron që 40 për qind e grave të kenë pozita në ekzekutiv, një gjë e tillë nuk ndodhë në praktikë, thotë për Radion Evropa e Lirë vetë zyrtarja e qeverisë Shqipe Krasniqi, kryeshefe ekzekutive në zyrën për barazi gjinore, që funksion në kuadër të kryeministrisë.

Gratë janë të përfshira aq sa ju jepet mundësi, por që masat afirmative për të drejtat e grave duhet të vazhdojnë edhe më tej.
Gratë janë të përfshira aq sa ju jepet mundësi, por që masat afirmative për të drejtat e grave duhet të vazhdojnë edhe më tej. Sipas ligjit në fuqi kemi një përfaqësim të grave afër 40 për qind, por nuk do të thotë se gratë janë në pozita vendimmarrëse. Diku 19 për qind e gjithë shërbimit civil janë pozita menaxheriale të cilat drejtohen nga gratë”, shprehet Krasniqi.

Ndërkaq Shqipe Pantina, eksperte për hulumtim, e cila ka bërë hulumtim lidhur me barazinë gjinore, thotë se Kosova ka krijuar një legjislacion të mirëfilltë për barazi gjinore.

Sipas këtij hulumtimi, nga 550 persona të intervistuar, shumica e tyre kanë të përfunduar arsimimin e lartë, por që ende familja mbetet mbështetësi më i madh në shumë sfera.

Familja mbetet akoma mbështetësi kryesorë i arsimimit të femrës, qoftë si mbështetës financiar, apo edhe në forma tjera”, sqaron Pantina.

Një tjetër e dhënë nga hulumtimi është se rreth 77 për qind e grave, kanë deklaruar se vendimet në familje merren bashkërisht, derisa një gjë e tillë nuk ndodh me gruan dhe në jetën politike, shoqërore dhe publike në Kosovë.

Akoma është një disbalanc në rolin që gruaja ka sot në familje me atë që ka gruaja në sektorin publik. Dhe kur themi sektorin publik, flasim qoftë në procesin vendimmarrës, qoftë në punë apo në sfera tjera publike”, shprehet Pantina.

Sa i përket barazisë gjinore, rol të veçantë luan edhe ligji i punës i cili tashmë është duke u zbatuar.

Sipas zonjës Pantina, sa i përket këtij ligji, në aspekti legjislativ shënon një përparim.

Një risi është edhe ligji i punës, e që ka të bëjë me barazi gjinore. Në aspektin legjislativ shënon një përparim.
Një risi është edhe ligji i punës, e që ka të bëjë me barazi gjinore. Në aspektin legjislativ shënon një përparim”.

Por jo edhe Fatime Jasiqi, zyrtare për barazi gjinore në Ministrinë e Arsimit, mendon kështu.

Ajo tregon ankesat e grave, që i drejtohen Ministrisë së Arsimit lidhur me diskriminimin gjinor.

Në shkollën e mesme ekonomike në Podujeve, njërës nga punëtoret i është ndërprerë kontrata e punës, pasi që ishte shtatzënë. Ajo është ankuar në MASHT, gjithashtu ka dërguar ankesë edhe në komisionin për ankesa dhe parashtresa. Ky është një fakt, që ndodh në Kosovë”, thotë zonja Jasiqi për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe barazia gjinore është përcaktuar si një parakusht për integrime evropiane dhe si e tillë është në plan të veprimit për partneritet evropian.