Pas laptopit të vjedhur, me të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me regjistrimin e barnave që janë futur në tregun e Kosovës gjatë tre vjetëve të fundit, tani barnat e konfiskuara nga inspektorët farmaceutik, nga disa barnatore të Kosovës, janë zhdukur nga objekti i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, ku edhe ishin vendosur pas konfiskimit.
Sasia e barnave të humbura, sipas zyrtarëve institucionalë nuk dihet.
Sejdë Tolaj, zëdhënës në AKPM, thotë se tashmë është formuar një komision enkas për këtë çështje, në mënyrë që të dihet saktë se sa është sasia e barnave të vjedhura.
“Disa barna të konfiskuara kanë ardhur në AKPM. Ne nuk kemi depo, dhe ato barna kanë qëndruar në korridoret e ndërtesës sonë. Tash është formuar një komision prej 10 vetave, enkas për këtë punë dhe janë duke u marrë me këtë çështje, në mënyrë që të dihet saktë se sa është sasia e barnave që mungojnë”, thotë Tolaj.
Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, thotë për Radion Evropa e Lirë se e ka marrë informatën zyrtare për vjedhjet e fundit në AKPM, nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv.
Sipas tij, tani janë duke u kryer procedurat hetimore.
“Unë kam informatë zyrtare për këto vjedhje. Ushtruesi i detyrës së AKPM-së ka qenë në udhëtim zyrtar kur ka ndodhur rasti edhe i laptopit të zhdukur me informata zyrtare si dhe për zhdukjen e barnave të konfiskuara nga inspektorët farmaceutik. Sasia nuk dihet, por jam i informuar se zyrtarët janë duke i kryer procedurat hetimore”, shprehet ai.
Edhe Policia e Kosovës është e njoftuar për rastin në fjalë.
Sipas tyre, policia ka qenë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.
“Sipas informatave që kemi siguruar është raportuar një rast nga AKPM-ja, bëhet fjalë për një vjedhje. Policia ka qenë në vend të ngjarjes, i ka marrë të gjitha masat. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet e rendit. Ndërsa nuk kemi raste tjera të raportuara nga AKPM-ja”, thotë Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
Për vjedhjet e ditëve të fundit që ndodhën në AKPM, ka reaguar edhe shoqata e farmacistëve.
Kadri Bytyqi, kryetar i kësaj shoqate, thotë se do të kërkojnë nga institucionet relevante që të merren seriozisht me këtë çështje.
“Sinqerisht, për ne si shoqatë është shumë brengosëse. Është një rast i pa precedent në tërë këtë historik të agjencisë, prandaj edhe jemi të shqetësuar dhe do të reagojmë, si dhe do të kërkojmë nga institucionet relevante që të merren hapa shumë të shpejtë dhe shumë efikas, dhe institucionet t’i ushtrojnë kompetencat që iu ka caktuar Ligji dhe Kushtetuta, në mënyrë që të sillen fajtorët para përgjegjësisë”, shprehet Bytyqi.
Ndërkaq ministri Agani, thotë se Ministria e Shëndetësisë është në fazën e fundit të përzgjedhjes së drejtorit të AKPM-së, dhe siç thotë ai, me përfundimin e këtij procesi, do të jetë një situatë më e qartë sa i përket llogaridhënies në këtë institucion.