Paralajmerohen veprime të tjera

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Qeveria e Kosovës vazhdon ta mbajë të ngritur shkallën e gjendjes së gatishmërisë në vend.

Kryeministri Hashim Thaçi tha të enjten para kabinetit të ministrave se rritja e gatishmërisë mbetet në fuqi dhe se organet përgjegjëse kanë obligim ligjor-kushtetues për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri, përfshi edhe kapjen dhe sjelljen para drejtësisë të personave, që me veprimet e tyre, kanë rënë ndesh me ligjet ekzistuese.

Këto institucione kanë autoritetin e plotë kushtetues e ligjor për vendosjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, para së gjithash për vënien para organeve të drejtësisë të gjithë atyre që kanë shkelur rendin kushtetues të Kosovës dhe kanë punuar në kundërshtim me ligjet e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Kryeministri Thaçi tha se komuniteti ndërkombëtar tashmë ka një gatishmëri për mbështetjen e veprimeve të qeverisë së Kosovës për vendosjen e normalitetit në veri.

Ai tha se lëvizjet e policisë së Kosovës, siç ishte një stërvitje e djeshme e njësive speciale të policisë janë krejt normale.

Thaçi nuk e ka përjashtuar mundësinë që organet e rendit të veprojnë sërish në veri në harmoni me vendimin për shkallën lartë të gatishmërisë që mbetët në fuqi.

Pasi që vendimi për nivelin e lartë të gatishmërisë për institucionet e sigurisë është në fuqi, tani janë organet apo mekanizmat operativ që vendosin për çështjet operacionale në çdo kohë dhe e kanë mandatin e vendimit që të veprojnë.
Pasi që vendimi për nivelin e lartë të gatishmërisë për institucionet e sigurisë është në fuqi, tani janë organet apo mekanizmat operativ që vendosin për çështjet operacionale në çdo kohë dhe e kanë mandatin e vendimit që të veprojnë. Prandaj edhe lëvizjet e autoriteteve të sigurisë së Kosovës nëpër territorin e Kosovës për askënd nuk duhet të jenë befasi”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se Kosova nuk do të bëjë kurrfarë marrëveshje politike me Serbinë për çështjen e veriut të vendit.

Ai tha se përpjekjet aktuale janë për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri dhe jo me gjetjen e zgjidhjeve politike për atë pjesë.

Kosovo - Hajredin Kuci, Deputy Prime Minister, Prishtina, undated
Besoj se marrëveshje politike në asnjë rast nuk do të ketë me Serbinë për organizimin e brendshëm juridiko-kushtetues dhe kjo nuk është çështje që diskutohet. Ne do të kemi marrëveshje me institucionet vendore e ndërkombëtare, me qytetarët tanë që jetojnë në Kosovë dhe që janë lojal ndaj sistemit tonë. Autoriteti i rendit dhe ligjit çdo ditë e më shumë do të shtrihet dhe ushtrohet me kompetencë kushtetuese, por gjithmonë në mbrojtje të qytetarëve tanë, në veçanti edhe qytetarëve serb që jetojnë atje dhe natyrisht në ballafaqim me ata që janë shkelës të rendit dhe ligjit”, ka theksuar Kuçi.

Sidoqoftë, dje komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler deklaroi se KFOR-i të mbajë nën masat e regjimit ushtarak veriun e Kosovës përderisa palët të mos shënojnë disa përparime në tavolinën e bisedimeve.

Ndërkaq është zotuar se KFOR-i do ta ndihmojë policinë vendase e ndërkombëtare në kapjen e personave të kërkuar që dyshohet se janë përgjegjës për shkaktimin e tensioneve atje dhe mos respektimin e rendit ligjor.