Deputetë në Kuvendin e Kosovës kanë deklaruar se Ministria e Shëndetësisë ka blerë barna pa afat. Ata gjithashtu kanë kritikuar këtë institucion për grumbullimin e barnave pa afat në depo, derisa mungesa me barna nga lista esenciale në gjitha qendrat spitalore është evidente. Por zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë, i kanë hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se janë të pavërteta.
Në depot e Ministrisë së Shëndetësisë, janë grumbulluar 200 tonë barna me afat të skaduar, dhe më vite të tëra, nuk është bërë asgjësimi i tyre, thotë Time Kadriaj, nënkryetare e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.
Ajo e quan absurd faktin se në Kosovë ka sasi të mëdha të barnave me afat të skaduar, ndërsa në institucionet shëndetësore mungojnë barna nga lista esenciale.
“Depot e Ministrisë së Shëndetësisë janë 200 tonë barna me afat të skaduar. Kjo është për kritikë sepse këto barna në vazhdimësi janë grumbulluar, edhe fajet janë nga sektori farmaceutik për mos menaxhim të mirë të barnave dhe afatit të skadimit. Në kohën kur në Kosovë flitet për mungesë shumë të madhe të barnave, edhe nga lista esenciale, që është e domosdoshme të plotësohet nga Ministria e Shëndetësisë, e të bëhet një grumbullim i barnave me afat të skaduar, kjo nuk do koment”, shprehet Kadriaj.
Por, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë nuk pajtohen me këto deklarata.
Sekretari permanent në këtë ministri, Ilir Tolaj, pranon se ekzistojnë barna me afat të skaduar, por, sipas tij, ato janë blerë para shumë vitesh.
“Ne jemi në fazën e ristrukturimit të përgjithshëm të sistemit farmaceutik që do ta minimizojë çështjen e skadimit të afatit të barnave, sepse është e pamundur që barnat e blera të shfrytëzohen qind për qind, jo vetëm tek ne por në gjithë botën. Tani jemi në procesin përfundimtar në zgjedhjen e një kompanie që do të asgjësojë barnat pa afat. Ka qenë një vendim i imi që të ndajmë të holla nga buxheti i barnave që të shkatërrohen ato pa afat, për të mos lejuar më të grumbullohen barna pa afat, dhe secili institucion të merr më pastaj përgjegjësin për secilin ilaç që merr të shkatërrojë dhe të paguajë për shkatërrim nga buxheti i tyre”, sqaron Tolaj.
Megjithatë, zonja Kadriaj, thotë se tashmë Ministria e Shëndetësisë, ka blerë barna të cilat afatin e skadimit e kanë pasur shumë të afërt.
Sipas saj, rreth 500 mijë euro është shuma që kjo ministri ka shpenzuar për këto barna, e që sipas saj, kanë përfunduar në depon e barnave pa afat, që gjendet në Mazgit, komuna e Prishtinës.
“Është edhe një çështje tjetër, sepse tash janë gjetur barna me afat të skaduar me vlerë rreth 500 mijë euro, duke e ditur se është një limit që kur blihen barnat duhet të kenë minimum afat skadimi 1 vit. Edhe pas kritikave janë blerë barna me afat të skaduar në Ministrinë e Shëndetësisë. Revizioni i brendshëm që iu ka bërë Ministrisë së Shëndetësisë, ka hasur parregullsi të mëdha si në Qendrën Klinike Universitare, po ashtu edhe në vetë Ministrinë e Shëndetësisë”, thotë ajo.
Por, zoti Tolaj, për Radion Evropa e Lirë, thotë se këto deklarata nuk janë të vërteta. Ai ka një shpjegim ndryshe lidhur më këtë:
“Kjo është deklarata më e papërgjegjshme që kam mundur ta dëgjoj ditëve të fundit. Ministria nuk e ka blerë asnjë ilaç me afat të shkurtër të skadimit dhe as që i ka kaluar afati. Është e vërtetë që ne kemi barna me afat të skaduar, por ato janë blerë shumë vite më parë”, shprehet Tolaj.
Sa i përket grumbullimit të barnave me afat të skaduar, zoti Toalj e shpjegon përse bëhet grumbullimi i këtyre barnave, derisa në anën tjetër ka mungesa të vazhdueshme në qendra spitalore.
“Shëndetësia dhe situata epidemiologjike në vend nuk është diçka statike. Çështja e sëmundjeve të ndryshme dhe shfrytëzimit të barnave dallon nga viti në vit. Ne, vitin e kaluar kemi pasur shumë raste me ethe hemorragjike dhe shumë të vdekur, këtë vit kemi pasur një rast të vdekur dhe vetëm 5 të konfirmuar me ethe. Por ne kemi siguruar shumë barna duke u bazuar vitin e kaluar, dhe tash domosdo që do t’u del afati atyre barnave, dhe kjo ndodh në çdo vend të botës”, sqaron Tolaj.
Sidoqoftë, Kosova nuk ka furra adekuate për asgjësimin e këtyre barnave që janë grumbulluar me vite.
Përjashtim bëjnë vetëm disa spitale që posedojnë disa furra të vogla, e që shfrytëzohen për nevoja spitalore.