Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masa reciprociteti të plotë për produktet e Serbisë, ndërsa për Bosnjë e Hercegovinën taksë doganore prej 10 për qind.
Këto komente u bënë pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila.
“Nuk njihen vulat doganore dhe të administratës tatimore të Republikës së Serbisë. Ndalohet importi i të gjitha mallrave të përcjella me dokumente që përmbajnë këto vula”, ka thënë zonja Kusari - Lila.
“Nuk njihen vulat doganore të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës. Vendoset taksa doganore prej 10 për qind në mallrat e përcjella me dokumente që përmbajnë këtë vulë”, ka thënë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, duke thënë se dogana e Kosovës është e obliguar të zbatojë të gjitha këto masa të këtij vendimi, i cili në fuqi ka hyrë sot.
Vendimi është bazuar në "faktin se kanë dështuar arritjet e marrëveshjeve për njohjen e vulave doganore të Kosovës dhe për këmbimin e lirë të mallrave, në procesin e dialogut me Serbinë, në Bruksel".
Ndryshe, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina janë shtetet, të cilat që nga viti 2008 kanë bllokuar produktet kosovare, në kuadër të marrëveshjes për tregëtinë e lirë CEFTA. (l.k.)