Në Kosovë ka filluar fushata e korrje-shirjeve të grurit. Deri në përfundim të kësaj fushate, autoritetet kompetente besojnë se nga prodhimet e grurit, nevojat e popullatës për konsum të brendshëm do të përmbushen deri në 60 për qind. Ndërkaq, pjesa tjetër do të varet nga importi.
Kosova as gjatë këtij viti nuk do të arrijë t’i plotësojë nevojat e popullatës për ushqim nga rendimentet e grurit, thonë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe përfaqësues të bujqve kosovarë.
Adil Behramaj, zëdhënës në Ministrinë e Bujqësisë, thotë se nga korrje - shirjet e sivjetme, Kosova do të përmbushë nevojat e rreth 60 për qind të konsumit të brendshëm. Ai tregon se gjatë një viti, Kosova shpenzon 410 mijë tonë grurë, ndërsa prodhimi vendor gjatë dekadës së fundit ka arritur deri në 280 mijë hektarë grurë.
“Sivjet, deri më tani, rendimenti mesatar i sipërfaqes së të korrurave është mbi 4 tonë për hektar, dhe presim që të jenë edhe më të larta deri në përfundim. Drithëra të bardha (elb dhe grurë), në gjithë territorin janë rreth 75 mijë hektarë të mbjellë. Mirëpo, vetëm grurë janë të mbjellë mbi 72 mijë hektarë”, thotë Behramaj.
Pavarësisht faktit se rendimentet e grurit gjatë këtij viti do të jenë më të larta sesa vitin e kaluar, Tahir Tahiri, udhëheqës i Federatës së Sindikatës së Bujqve të Kosovës, thotë se Kosova edhe këtë vit do të varet nga importi i prodhimeve të grurit, deri në 45 për qind.
Tahiri konsideron se për përmbushjen e nevojave të popullatës me ushqim, nevojitet që nga një hektar tokë, të sigurohen deri në tetë tonë grurë. Por, për këtë, ai thotë se nevojitet që bujqit të mbështeten edhe nga autoritetet kompetente.
“Kosova nuk ka tokë të mjaftueshme për të siguruar bukën, por ka tokë shumë kualitative. Dhe, me një bujqësi moderne do të arrihen rendimente jashtëzakonisht më të larta, siç është në rajon dhe në shtete tjera moderne, rreth 8 tonë për hektarë, dhe atëherë njëqind për qind do ta siguronim bukën e popullatës së Kosovës”, thekson Tahiri.
Adil Behramaj, nga Ministria e Bujqësisë, bën të ditur se ministria, gjatë këtij viti, ka mbështetur në mënyrë financiare sektorin e drithërave për rreth 50 për qind më shumë sesa viteve të kaluara.
“Vlen të theksohet se vitin e kaluar mbjelljet vjeshtore të grurit janë mbështetur në gjithsej 2.1 milionë euro, ndërsa sivjet mbështetja financiare ka qenë me rreth 3.2 milionë euro. Me këtë rast kemi edhe rritje të sipërfaqes së mbështetur me pagesa direkt për rreth 31.6 për qind. Po ashtu, edhe rritje të pagesave direkt nga 90 euro, sa ka qenë vitin e kaluar në 100 euro, për hektarë të mbjellë me grurë”, shpjegon Behramaj.
Për fushatën e korrje-shirjeve, Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për subvencionimin e pronarëve të auto-kombajnave, të cilët kanë përfituar derivate të naftës me çmim më të lirë deri në 30 për qind nga çmimi aktual.
Lexoni edhe këtë:
Shtrenjtohet buka, sërish

Kosova nuk ka tokë të mjaftueshme për të siguruar bukën, por
ka tokë shumë kualitative.