Punëtorët e sektorit publik të cilët përfituan rritje pagash nga fillimi i këtij viti, ende nuk kanë marrë diferencën e mbetur për muajin janar dhe shkurt. BSPK-ja ka kërkuar nga qeveria që premtimi i tyre të realizohet, për derisa njohës të çështjeve ekonomike, janë skeptikë se një gjë e tillë mund të ndodh. Ndërsa, zyrtarë qeveritar, nuk e mohojnë dhe as pohojnë shpagimin e pjesës se mbetur.
Daut Hajra, profesor në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, që nga muaji mars ka marrë pagën me rritje 50 për qind, ashtu siç kishte premtuar ekzekutivi.
Qeveria kishte premtuar rritje edhe për muajt janar dhe shkurt, por deri më tash diferenca e atyre dy muajve ende nuk është shpaguar.
“Janë rreth 200 euro për dy muaj që duhet të paguhen. Derisa qeveria pati forcë të rrisë pagat 50 për qind, unë mendoj dhe dua të besoj se qeveria ka potencial, ka forcë dhe vullnet që të paguajë edhe pjesët e mbetura borxh neve për dy muaj. Vërtet janë disa probleme më FMN-, por për derisa këto kanë hyrë në veprim e sipër, unë mendoi se do të zbatohet kërkesa jonë”, thotë Hajra.
Qeveria e Kosovës, që nga 1 janari i këtij viti, ka rritur pagat në sektorin publik, nga 30 deri në 50 për qind.
Por, për shkak të vonesës së miratimit të buxhetit, punëtorët në këtë sektor, pagat me rritje i kanë marrë prej muajit mars.
Ekzekutivi i vendit i ka mbetur borxh punonjësve pagesën e pjesës retroaktive për dy muajt e parë të këtij viti.
Njohës të çështjeve ekonomike shprehen skeptikë se qeveria do të mund të realizojë diferencën e mbetur.
Naim Gashi, thotë se ndërprerja e marrëveshjes se ekzekutivit të vendit më Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka vështirësuar mundësitë për përmbushjen e këtij premtimi.
“Mendimi im personal është se, duke u bazuar në negociatat që i ka zhvilluar qeveria e Kosovës më FMN-në, dhe vërejtjet që i ka marrë për zgjerimin e shpenzimeve administrative, konkretisht për zgjerimin e pagave, mendoj se nuk mund të ndodhë pagesa retroaktive për dy muaj”.
"Nuk them se nuk do të duhej të ndodhë, por mendoj se nuk mundet. Eventualisht, pagesa e pjesës se mbetur do të mund të bëhej me rishikimin e buxhetit në gjashtë mujorin e parë të këtij viti”, vlerëson Gashi
Edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka kërkuar nga qeveria që të bëjë zgjidhje për pagesën e pjesës retroaktive të ngritjes se pagave për muajt janar dhe shkurt.
BSPK-ja nuk heq dorë nga pjesa e mbetur e pagave të papaguara, thotë Ndue Kalaj, nga kjo sindikatë.
Ai, tregon se ka pasur takim më ministrin e financave, Bedri Hamza, dhe i ka kërkuar që qeveria të përmbushë obligimin për rritje të pagave shtesë në përputhje më vendimin e marrë.
Në të kundërtën, Kalaj, thotë se BSPK do të përdorë masa sindikale.
“Sindikata e Administratës se Kosovës është dhe mbetet këmbëngulëse që duhet realizohet premtimi, dhe ne iu kemi thënë se në qoftë se nuk realizohet premtimi, ne duhet të mendojmë për aplikimin e masave”, thekson Kalaj
Në anën tjetër, zyrtarë në Ministrinë e Financave nuk pohojnë dhe as mohojnë se do të shpaguhet diferenca e mbetur për dy muaj.
Muharrem Shahini, zëdhënës në këtë ministri, tregon se punëtorët në sektorin publik vazhdojnë t’i marrin pagat më rritje.
“Vendim për t’u paguar në mënyrë retroaktive po ose jo nuk ka. Ne e dimë se buxheti i Kosovës është miratuar në fund të muajit mars, ndërsa pagat kanë filluar të jepen me rritje, në bazë të vendimit dhe premtimit të qeverisë”, thotë Shahini
Ndryshe, zyrtarë të qeverisë, në muajin shkurt patën siguruar se të gjithë punëtorët që kanë përfituar nga rritja e pagave, pjesën e mbetur do të marrin në mënyrë retroaktive nga janari 2011.