Rusia tha sot se konferenca për gjetjen e zgjidhjes ndërmjet Moldavisë dhe provincës separatiste Transdniestër, ka dështuar.
Ministria e jashtme e Rusisë kumtoi se “për shkak të mospajtimeve serioze, diskutimet, për fat të keq, kanë dështuar”.
Takimi dyditësh në Moskë, i grupit 5+2, që përbëhet nga Moldavia, Transdniestria, Rusia, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe OSBE-ja, nuk arriti kurrfarë rezultati.
Rajoni rusisht-folës i Transdniestrisë, është ndarë nga Moldavia në vitin 1990 dhe të dy palët zhvilluan një luftë të shkurtër në vitin 1992.
Bisedat e fundit për riunifikim ndërmjet Moldavisë dhe Transdniestrisë janë mbajtur në vitin 2006.
Grupi 5+2 ishte formuar në vitin 2010, në përpjekje për ta mbyllur këtë mospajtim.