Në Luksemburg ka përfunduar takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian dhe kolegëve të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në të ashtuquajturin “Forumi BE-Ballkan”.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton, e cila edhe e kryesoi këtë takim, ka thënë se ishte një takim jashtëzakonisht i mirë dhe takim që shënoi një kthesë në raportet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse secili shtet, në një mënyrë apo tjetrën, po bën hapa drejt perspektivës evropiane.
Edhe komisionari për Zgjerim, Shtefan Fyle, ka thënë se arrestimi i gjeneralit Ratko Mlladiq në Serbi, sikurse suksesi i Kroacisë në përmbyllje të negociatave për anëtarësim, shënojnë një kthesë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe se më vonë, gjatë vitit, mund të priten vendime të rëndësishme edhe për vendet tjera të rajonit të Ballkanit.
Përfaqësuesja e Lartë, Ketrin Eshton, ka theksuar se moment i rëndësishëm është edhe dialogu që po zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e BE-së dhe është shprehur se së shpejti priten edhe rezultatet konkrete në këtë dialog.
Nga burimet diplomatike mësohet se është përmbushur edhe një kërkesë e Serbisë që së pari të flasë përfaqësuesi i UNMIK-ut në takim, e më pas ministri i Kosovës.
Mirëpo, në Bashkimin Evropian kanë theksuar se takimi i së hënës pati karakter joformal, sipas Formulës së Gimnikut, që do të thotë se nuk kishte shenja shtetërore.
Po ashtu, në BE kanë pohuar se rëndësia e takimit është edhe kuptimi se situata në rajonin e Ballkanit është gjithnjë e më e qetë, ndonëse në disa shtete situata duket paska më ndryshe dhe ka ngecje në aspektin politik.
Këtu veçohet Shqipëria me problemet e brendshme që ka me procesin zgjedhor, pastaj Bosnjë Hercegovina, e cila ende nuk ka krijuar qeveri në të gjitha nivelet, si dhe dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për të zgjidhur disa çështje praktike.
Ministri Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Luksemburg, të hënën, është takuar edhe me ministrin për çështje evropiane të Britanisë së Madhe, Livingston.
Britania e Madhe është ndër vendet që e mbështesin fuqishëm Kosovën dhe angazhohet brenda BE-së për të vazhduar një mbështetje për Republikën e Kosovës dhe kjo mbështetje thuhet të jetë përsëritur edhe në takimin e së hënës të ministrit Enver hoxha me ministrin britanik për çështje evropiane.
Gjithashtu, edhe shtetet të tjera kanë shprehur mbështetje për Kosovën, ndërkohë që shumë ministra kanë thënë se idetë për ndarje të Kosovës i takojnë së kaluarës dhe jo të ardhmes, prandaj kanë hedhur poshtë në mënyrë kategorike idetë e tilla.