Shërbyesit civilë, në institucionet publike, nuk e kanë të caktuar afatin kohor për pushimin e lehonisë, edhe pse Ligji i punës tashmë është duke u zbatuar. Zyrtarë ligjorë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thonë se duhet të implementohet në tërësi pushimi i lehonisë prej 12 muajsh, ndërsa zyrtarë nga Ministria e Administratës Publike, thonë se kjo çështje duhet rregullohet me një akt nënligjor.
Ligji i punës është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në muajin nëntor të vitit të kaluar, ndërsa zbatimi i tij ka filluar që nga 1 janari i këtij viti. Sipas ligjit, pushimi i lehonisë parashihet të jetë 12 muaj - 9 muaj me pagesë dhe 3 të tjerë pa kompensim financiar.
Kohëzgjatja e pushimit deri në 12 muaj po paraqet problem për punësimin e femrave, si në sektorin publik, po ashtu edhe në atë privat.
Këtë e pohon edhe Agim Krasniqi, drejtor i buxhetit në Ministrinë e Financave. Ai thotë se edhe pse buxheti për pushim të lehonisë është paraparë me dispozita ligjore, institucionet publike dhe private po hezitojnë të pranojnë punëtorë të gjinisë femërore.
“Në konkurset e fundit që i kemi hapur në sektorin publik, duhet të pranojmë se ndonjëherë kemi hezituar nëse duhet të pranojmë një mashkull apo një femër. Nuk është problemi që një grua duhet të jetë në pushim 1 vit, por do të kemi probleme me zëvendësim - ne nuk mund të gjejmë për një kohë aq të shkurtër një zëvendësim adekuat”, thotë Krasniqi.
Gjylnaze Novobërdaliu, zyrtare ligjore në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, identifikon një tjetër problem në Ligjin e Punës. Ajo thotë se në këtë ligj nuk është sqaruar pushimi i lehonisë për shërbyesit civilë, ku, ndër të tjerë, hyjnë edhe pjesëtaret e Policisë dhe ato të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Novobërdaliu, megjithatë, pohon se Ministria e Punës është e gatshme të zbatojë plotësisht ligjin, por thotë se ministritë tjera po hezitojnë ta zbatojnë.
“Te ligji për shërbyesit civilë nuk ekziston ndonjë sqarim se sa duhet zgjasë pushimi i lehonisë. Por, zyrtarë nga Ministria e Administratës Publike tregojnë se rregullorja është hartuar dhe është dërguar në Qeveri. Të gjitha procedurat janë ndërmarrë dhe ne jemi të gatshëm ta implementojmë plotësisht këtë ligj me 12 muaj pushim të lehonisë”, sqaron Novobërdaliu.
Ndërkaq, zyrtari ligjor në Ministrinë e Administratës Publike, Hysni Kryeziu, thotë se për femrat që janë pjesë e stafit civil, në Ligjin e punës pushimi i lehonisë duhet të rregullohet me akt nënligjor, sepse, sipas tij, për këtë kategori nuk është i përcaktuar afati kohor.
Kryeziu, megjithatë, thotë se ka informacione se për shërbyesit civilë, gjegjësisht punëtoret e shërbimit civil, nuk zbatohet pushimi i lehonisë prej 12 muajsh, ashtu siç e parasheh Ligji i Punës.
“Disa herë është debatuar për Ligjin e punës, se për punëtoret e shërbimit civil nuk është i përcaktuar afati kohor për pushimin e lehonisë, andaj ka mbetur të rregullohet me një akt nënligjor. Ligji i punës ka hyrë në fuqi dhe të gjitha qytetaret duhet ta gëzojnë të drejtën e tyre, pa qenë të diskriminuara, qofshin ato shërbyes civilë apo jo” thotë Kryeziu.
Sipas ekspertëve shëndetësorë, rënia e natalitetit ka shënuar shifra shqetësuese. Në 10 vitet e fundit janë raportuar 27.8 për qind lindje më pak, krahasuar me vitin 2000.
Nëse shifrat krahasohen me ato të vendeve evropiane, sipas ekspertëve, rënia e natalitetit në Kosovë është ndër më të lartat në Evropë.